Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar sot një takim me shtabin elektoral në Tiranë, ku ka hedhur disa akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij para anëtarëve të PR-së, Mediu tha se vendi po qeveriset nga një regjim i korruptuar. Sipas tij asnjë reformë zgjedhore nuk është sipas standardeve të ODHIR.

"Në mbledhjen e shtabit elektoral të Tiranës, kryetari i PR z.Fatmir Mediu theksoi se Rama ka sabotuar çdo mundësi për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 Partia Republikane gjithnjë ka pasur deputetin e saj në Tiranë, por me përfaqësinë që ka sot, me mbi 80% të rinj, jemi të sigurt që PR do ketë më shumë se një deputet dhe rinia do jetë e përfaqësuar denjësisht.

Që prej 2013 nuk është bërë nga qeveria asnjë reformë zgjedhore sipas standardeve të ODIHR, por e kundërta, është shkatërruar Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor.

Rama për qëllimet e tij po përdor një parlament të paligjshëm dhe qesharak", shkruhet në njoftim.