Fatmir Toçi, çmim në Itali
për mardhëniet kulturore

Fatmir Toçi, çmim në Itali<br />për mardhëniet kulturore
ITALI- Një çmim domethënës iu akordua para pak ditëve në Itali botuesit dhe deputetit shqiptar Fatmir Toçi. Komuna e Stornarelës në provincën e Foxhës dhe Fondacioni Kulturor "Pro-Loco", që prej 10 vjetësh vlerësojnë çdo vit përfaqësues të kulturës, fushës akademike e univesitare duke u akorduar Çmimin "Stornarella", që mban emrin e vendit ku jepet. Këtë vit, bashkë me rektorin e Universitetit të Foggias ne Itali, ky çmim iu akordua edhe botuesit  Fatmir Toçi për kontribut në zhvillimin e mardhënieve kulturore e editoriale midis Shqipërisë dhe provincës së Puglias.

Ishte hera e parë që ky çmim i akordohej një të huaji, në vleresim dhe mirënjohjeje edhe të rolit të emigrantëve që jetojnë e punojnë në Itali, pasi rreth 40 % e popullsise së komunës së Stornarelës e përbëjnë emigrantët. Ceremonia u organizua në sheshin e qytetit në formën e një spektakli, të mbushur plot nga banorët dhe të ftuarit e ardhur nga Bari, Foxha e komunat përreth.

I pranishëm në këtë ceremony fatmir toçi thotë se ishte një kënaqësi e veçantë nderimi me këtë çmim. Sipas tij në këtë ceremoni ishte interesante forma e organizimit të mbrëmjes, ku një bisedë rreth 30 minuta në skenë në formën e një interviste i parapriu akordimit të titullit. Mardheniet kulturore midis dy vendeve, rrugët për forcimin dhe zgjerimin e këtyre mardhënieve, gjendja dhe pozita shoqërore integruese e emigrantëve, kriza ekonomike botërore dhe ndikimi në vendet e rajonit, gjendja në Shqipëri dhe problematika zgjedhore etj., ishin disa prej temave që u trajtuan më gjerë në këtë bisedë të improvizuar para akordimit të çmimit, bisedë që u ndoq me shumë interes nga të pranishmit, të cilët kontaktonin për herë të parë nga afër me një deputet nga Shqipëria. 

Të pranishëm në këtë mbrëmje ishin edhe kryetari i komunës Vito Monaco, presidenti i "Fondacionit Pro - Loco", shkrimtari dhe publicisti i njohur Raffele Nigro, personalite të njohur të provincës së Puglias, studentë shqiptarë të Universitetit të Barit dhe miq të ardhur enkas për këtë veprimtari, banorë e emigrantë të Stornarellës.

Shkrimi u botua sot në gazetën “Shqiptarja.com” (print) 02.08.2013
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Miratimi i ndryshimeve në Qeveri, Basha: Deputetët e PD, shfaqje të dala boje! Teatri i sotëm është ana tjetër e medaljes së pazarit Rama-Berisha

Miratimi i ndryshimeve në Qeveri, Basha: Deputetët e PD, shfaqje të dala boje! Teatri i sotëm është ana tjetër e medaljes së pazarit Rama-Berisha