Amarildo Xhindi, djalit i ish deputetit të Partisë Socialiste ën Qarkun e Fierit, Fatmir Xhindi i cili u vra në rrethana ende të panjohura në vitin 2009, i ka uruar sot ditëlindjen të atit të tij.

Amarildo Xhindi shkruan në Facebook se miq të babait kanë mbetur ca, por siç shkruan ai, janë të pafuqishëm për të zbardhur të vërtetën e madhe.

"Miqtë e tu, ata të vërtetët, që dallohen, kanë ngel ca, vazhdojnë na përkrahin kur i takojmë, por ndihen të pafuqishëm për të ndihmuar për të vërtetën e madhe, se kohëra të vështira sot. Fali babo! Po mos ki merak, do jetë ca e vështirë, por jo e pamundur. Na ke ne babo!", shkruan Amarildo.

7 vjet pas vrasjes së deputetit të PS-së ende nuk ka një autor të ngjarjes, sikurse vazhdojnë të mbeten të panjohura edhe rrethanat e ngjarjes, duke u shoqëruar gjithnjë e më tepër nga misteri.

Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi, u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e 2 majit 2009. Ngjarja e rëndë ndodhi në qendër të Roskovecit, pranë banesës së deputetit.

Në momentin e atentatit, 49-vjeçari ishte duke parkuar automjetin në oborrin e shtëpisë, pas një takimi elektoral pasi atë vit, Shqipëria do t’i nënshtrohej zgjedhjeve parlamentare në muajin qershor.

Rreth orës 21:15 të asaj nate, deputeti është qëlluar me një breshëri automatiku nga autorë të paidentifikuar.

Edhe pse u transportua menjëherë në spital, ai nuk i mbijetoi dot plagëve.
 
Mesazhi i plotë në Facebook i Amarildo Fatmir Xhindit
 
“U bë ca kohë që na mungon fizikisht, mos ki merak, nga mendja e zemra vështirë të shkëputesh. Jam menduar shpesh për gjerat qe kemi fol, e jam përpjekur te pershtas fjalet e tua me kohen. E pamundur babo! E pamundur per vete faktin qe nuk je ketu me mua tme besh te kuptoj ndryshimin, po kam nje siguri ne vetvete, që edhe ti do e kishe të vështirë t'i përshtasje fjalët e tua kohës së sotme. E dhimbshme babo!
 
Na ke lënë një emër të madh pas, shume nga ata qe te kane njohur, na mbështesin, pjesa tjetër qe ka dëgjuar për ty, gëzojnë respekt. Faleminderit babo! Miqtë e tu, ata të vërtetët, që dallohen, kanë ngel ca, vazhdojnë na përkrahin kur i takojmë, por ndihen të pafuqishëm për të ndihmuar për të vërtetën e madhe, se kohëra të vështira sot. Fali babo! Po mos ki merak, do jetë ca e vështirë, por jo e pamundur. Na ke ne babo!
 
Sot ke ditën e lindjes, 1 prill 1960, dite e shenjte për ne, djemtë e tu, mamin, nenën e gjithë të tjerët. E shenjtë për ne, e gënjeshtërt për të tjerët babo! Kam shumë për të thënë sot, por vështirë të besojë kush. 1 Prilli babo! Kartonin e kuq e me buzëqeshje në buzë… I rrallë mes të shumtëve babo!”.