Fatorinot 'vjedhin' lekët e biletave
qytetarë e policë bashkëpunojnë...

Fatorinot 'vjedhin' lekët e biletave<br />qytetarë e policë bashkëpunojnë...
Në mesdrekën e kësaj të shtune, gazetari i ”Shqiptarja.com”, i ndodhur pasagjer në autobusin e linjës “Porcelani” vuri re se në të dyja rrugët vajtje e kthim, fatorinot e autobusëse me nr. 32 e nr. 29 të kësaj linje nuk u kanë prerë asnjë biletë pasargjerëve.

Në linjën vajtje kishte të paktën 40 pasagjerë brenda, pa i numëruar dot dhjetëra të tjerët që hipnin e zbrisnin në nënstacionet e linjës, ku përafërisht supozohet se shuma e lekëve të mbledhura nga fatorinoja i bie të jetë mbi 2 mijë lekë të reja në udhëtimin e orës 11:15 minuta.

Të vetmet bileta që u prenë ishin ato që iu dhanë gazetarit të Shqiptarja.com, të cilin fatorinot e kanë xjerrë nga xhepi i pasëm i pantallonave pas kërkimit të biletës me insistim. Bileta mbajnë numrat 0230916 seria 32/15 dhe 0232107 seria 32/15 dhe asnjë qytetar tjetër i ndodhur në autobus nuk e kërkoi biletën, madje as edhe një punonjës i policisë që ishte në këtë linjë.

Fatorinot në të dyja rrugët vajtje-kthim nuk mbanin asnjë bllok me bileta në dorë, veprimi i vetëm i tyre është grumbullimi i monedhave trelekëshe të biletës në grusht, e pastaj në portofol. Madje të dy fatorinot e linjës “Porcelan” ishin pa asnjë uniformë pune, por të veshur civil me bluzë pambuku dhe pantallona xhinse. Nuk dihet nëse ndodh përditë ky mashtrim me biletat në këtë linjë, apo vetëm të shtunave kur zyrat e institucioneve të shtetit që duhet të bëjnë kontrollin e kanë pushim.


Keqardhja më e madhe është që në 40 veta vetëm një qytetar arriti ta kërkonte biletën në të dyja rrugët vajtje ardhje. A nuk jemi ne qytetarët vetë bashkëpunëtorë me ata që vjedhin…?!

fatorino
(Me rreth të kuq fatorino i linjës Porcelan- Qendër) 

fatorino
biletat
bileta
FOTO

autobusi
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve