Fatos Çoçoli: 'Ballkani i hapur' dhe 'Kosova e mbyllur'

Fatos Çoçoli: 'Ballkani i hapur' dhe 'Kosova e mbyllur'

Kryeministri i Malit te Zi, Dritan Abrazoviç dhe Edi Rama

Në datat 7-8 qershor 2022, në Ohër të Maqedonisë së Veriut u organizua mbledhja e rradhës e nivelit të lartë për Ballkanin e Hapur.

Rasti i Kosovës për t’u hapur

Për herë të parë pas gjashtë takimeve të zhvilluara që nga tetori 2019, kur startoi nisma, në pozicionin e vëzhguesit për Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën kishin ardhur vete kryeministri i Malit te Zi, shqiptari Dritan Abrazoviç dhe Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Zoran Tageltija. Të dy kryeministrat u shprehën pozitivë se parlamentet e vendeve të tyre do të merrnin së shpejti vendimin politik për hyrjen në nismën rajonale ku deri sot janë vetëm Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Kryeministri boshnjak u shpreh se beson që shumica e popullsisë së Bosnjës e mbështet nismën “Ballkani i Hapur”.

“Në rradhë të parë, komuniteti i biznesit”, theksoi ai, duke përfunduar se “Bosnja, formalisht nuk është anëtare e nismës, por shpresoj të jem i fundit këtu në cilësinë e vëzhguesit, dhe çdokush tjetër që do të vijë këtu të flasë në cilësinë e anëtarit të nismës së Ballkanit të Hapur”.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abrazoviç cilësoi se shtetet e rajonit duhet t’i lënë pas politikat e konfrontimeve dhe të shohin drejt së ardhmes.

“Të kaluarën nuk mund ta ndryshojmë, vetëm të ardhmen mund ta ndryshojmë. Çdo gjë që ka për qëllim pajtimin do ta ketë mbështetjen tonë. ...Shpresoj se radhën tjetër do të jemi bashkë të gjitha gjashtë shtete, pavarësisht skepticizmin që mund të kemi”, deklaroi Abrazoviç.

Ishte rast i mire per Kosoven qe te dergonte perfaqesuesit e saj ne Oher. Por drejtuesit e saj iu shmangen takimit, madje e refuzuan hapur ate. Miopia e tyre vetem e kufizon ekonomine e Kosoves. Ne rradhe te pare komuniteti i biznesit kosovar, i cili eshte shume vizionar dhe i qarte per dobite e integrimit, duhet te pozicionohet ne te mire te biznesit te tij dhe te qytetareve te Kosoves. 

Pagëzimi i SHBA-ve dhe BE-së për Ballkanin e Hapur

Ballkani i Hapur mori pagëzimin e plotë nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe të SHBA-ve.

Gabriel Escobar, i dërguari i Posaçëm i Shteteve te Bashkuara te Amerikes per Ballkanin Perëndimor, përmes një videolidhjeje u deklaroi pjesëmarrësve në takimin e Ohrit se “SHBA-të e përkrahin nismën Ballkani i Hapur, sikurse edhe të gjitha nismat tjera që promovojnë paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor”.

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, u shpreh se Brukseli e mbështet nismën, si mundësi që do t’i ndryshojë sfidat me të cilat është përballur rajoni, por edhe si mundësi për përshpejtimin e integrimit evropian të rajonit.

“Pjesëmarrjen time e shoh si ftesë që BE-ja të jetë pjesë e procesit. Nisma ‘Ballkani i Hapur’ nuk është vetëm e mirë, të gjithë e mbështesin, por është edhe si mundësi që rajoni ta ndryshojë realitetin dhe t’i ndryshojë sfidat, me të cilat po përballet qe shumë vjet, për të mos thënë dekada".

Dhe me të vërtetë, marrëveshja po funksionon. Në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, në këto dy vjet e dhjetë muaj, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur një sërë marrëveshjesh. Këto tri shtete kanë vendosur që lëvizja e qytetarëve të tyre të bëhet me pashaporta dhe pa viza. Pas pesë marrëveshjeve në takimin e Tiranës të dhjetorit 2021, gjendja ka ndryshuar.

Tabela 1. Pesë marrëveshjet e Tiranës(dhjetor 2021)

1-Një treg i përbashkët dhe i lirë pune mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

2-Ngritja e një skeme të përbashkët ndërlidhje elektronike identifikimi për qytetarët në Ballkanin Perëndimor.

3-Marrëveshje ndërqeveritare mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe atë të fitosanitarisë në Ballkanin Perëndimor.

4-Marrëveshje Shqipëri-Serbi për njohje të ndërsjellë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).

5-Marrëveshje Shqipëri-Maqedoni e Veriut për njohje të ndërsjellë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).

Marrëveshja që ngjalli më shumë oreksin e përfitimeve nga komuniteti i biznesit të Malit të Zi dhe të Bosnje-Hercegovinës ishte ajo e tre shteteve për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik për siguri. Pra, lehtësi konkrete të biznesit per kalimin në dogana. Janë hapur korsitë për këta operatorë ekonomikë të autorizuar në Tabanoc, mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë dhe Qafë Thanë, mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Biznesi i këtyre tre vendeve, që aplikon dhe e merr këtë status, nuk vonohet tashmë më në traun e doganës. Prandaj ishin në Ohër kryeministrat e dy vendeve që ende nuk janë brenda nismës, të Malit të Zi dhe të Bosnje-Hercegovinës. Ballkani i Hapur po jep rezultate në lëvizjen e lirë të mallrave, deri në heqjen përfundimtare të pengesave doganore.

Tabela 2. Katër marrëveshjet e Ohrit(qershor 2021)

1.       Marrëveshje për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe gradave shkencore të lëshuara në institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet e tjera të autorizuara.

2.       -Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunimin kulturor në Ballkanin Perëndimor.

3.       -Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunimin në fushën e turizmit në Ballkanin Perëndimor.

4.       -Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunimin e administratave tatimore në Ballkanin Perëndimor.

Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhëmb në shpirt

Realisht, të vjen shume keq dhe te dhemb shpirti per kete miopi te drejtuesve te Kosoves, ne lidhje me dobite dhe mundesite e integrimit rajonal. Nuk eshte hera e pare. Në fillim të gushtit 2021, Kuvendi i Kosovës dështoi të miratonte një Rezolutë të propozuar nga një parti në opozitë, për zbatimin e 16 Marrëveshjeve ekonomike të Uashingtonit, të nënshkruara më 4 shtator 2020 mes Serbisë, Kosovës dhe SHBA-ve.

Kosova dhe Serbia, si shtete që nuk njohin njëra-tjetrën, nënshkruan në Uashington marrëveshje ekonomike veç e veç me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke premtuar normalizimin gradual të marrëdhënieve të tyre ekonomike, nëpërmjet 16 masave që ranë dakord të ndërmarrin në të ardhmen e afërt.

U zotuan të zbatojnë marrëveshjet e transportit të nënshkruara në Mynih të Gjermanisë në shkurt 2020. Ranë dakord gjithashtu për një studim të përbashkët leverdisshmërie mbi mundësitë për lidhjen e rrjetit hekurudhor Beograd-Prishtinë me një port të thellë detar në Adriatik. Të dyja vendet e duan dëshpërueshmërisht një dalje tregtare në Adriatik. Sigurisht porti më i afërt për të dy është ai i Durresit, ku Kosova ka një zyrë doganore për porositë dhe mallrat e saj tranzit për në Kosovë.

Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia për të investuar (ndoshta edhe bashkarisht) për rindërtimin dhe thellimin e Portit të Shëngjinit, për të cilin qeveria e Shqipërisë ka rënë dakord në parim të përdoret nga Kosova si porti i saj dhe dalje në Adriatik. 

Nga ana tjetër, si Kosova dhe Serbia vendosën në Uashington të punojnë me Korporatën Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-ve dhe bankën amerikane EXIM(Eksport-Import), me memorandume mirëkuptimi, për të konkretizuar një numër projektesh të përbashkëta zhvillimi, përfshirë "Autostradën e Paqes" Beograd-Prishtinë.

U fol për investime amerikane të nivelit 1 miliardë dollarë në të dyja vendet.Të gjitha këto 16 masa-marrëveshje ishin dhe mbeten një ogur i mirë për normalizimin e marrëdhënieve politike mes të dyja vendeve. Administrata e Presidentit Bajdën i ka konsideruar të mirëqena marrëveshjet dhe është shprehur se pret nga Kosova dhe Serbia t’iu përmbahen detyrimeve që rrjedhin prej tyre.

Po çfarë bënë në gusht 2021 drejtuesit aktualë të Kosovës? Dështimi i rezolutës së Kuvendit të Kosovës më 5 gusht 2022 ishte një hap prapa që u sjell dhimbje në shpirt të gjithë atyre që e duan Kosovën më pranë integrimit euroatlantik dhe në BE. Të tillë janë në shumicë absolute të 2.8 milionë shqiptarët që sot jetojnë në Shqipëri.

Në qershor 2021, nëpërmjet zëdhënësit të qeverisë, qeveria e Kosovës i konsideroi marrëveshjet historike të Uashingtonit pa vlerë ligjore, për shkak se kryeministri i asaj kohe i Kosovës ishte zgjedhur në Kuvend pa arritur shumicën e duhur, ngaqë i mungonte një votë(?!). Të nxjerrësh një shkak procedurial të brendshëm, edhe në rast se ai qëndron plotësisht, si arësye për të mohuar vlerën e marrëveshjeve të Uashingtonit për qytetarët e Kosovës, përbën gabim tejet të rëndë, të prodhuar nga një miopi fatkeqe politike.

Kjo miopi u përsërit me rastin e takimit të Ohrit për Ballkanin e Hapur. Megjithatë, edhe Kosova, pavarësisht refuzimit zyrtar për të ardhur në Ohër, shpejt a vonë do t’i bashkohet nismës. Biznesi kosovar është i qartë për këtë. Duhet pak kohë që edhe politikanët e Kosovës ta kuptojnë dhe të mos marrin frymë vetëm me dasitë e së shkuarës. Të gjithë do të bashkohen, sepse do të shikojnë përfitimet reale. Të gjithë ne në Ballkanin Perëndimor nuk kemi kohë të jetojmë në të shkuarën. Kemi të gjithë të njëjtat probleme në rajon dhe duhet të punojmë së bashku për t’i zgjidhur. Pandemia e tregoi fare qartë këtë. Kur vuan një nga ekonomitë tona, të gjithë vuajmë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • era: 09/06/2022 19:49

    Presim qe Kosova na bashkohet e te jemi se bashku drejt suksesit.Uroj qe te ndryshojne mendim dhe te na bashkohen e se bashku te gezojme per te mirat qe na presim dhe sukseset qe do te jene shume me te medha se me pare.

    Përgjigju
  • Kevi: 09/06/2022 19:48

    Kosova duhet te mare pjes ne kete projekt pasi nuk duhet te eci akoma me te shkuaren por me te tashmen duhet te bashkohet pasi ballkani i hapir do i sjelli vetrm perfitime te mira

    Përgjigju
  • Armand: 09/06/2022 19:45

    Ballkani i hapur eshte i rendesishem per zhvillimin e vendeve te ballkanit. Kosova mund te zgjedhi te veproje si te doje por e mira eshte qe te behet pjese per te miren e saj

    Përgjigju
  • ana: 09/06/2022 19:32

    Sic e ka thene dhe Rama Kosova do ti kete dyert e hapura per te qene pjese e Ballkanit te hapur.Ne nuk duam gje tjeter vecse ta shohim Kosoven te zhvillohet ne te njejtin ritem si ne.Duhet ti leme pas ngjarjet e te shkuares dhe te shohim drejt se ardhmes per te qene me te realizuar dhe me te suksesshem ne kete rruge.

    Përgjigju
  • Anonimi: 09/06/2022 19:21

    Kosova duhet te bashkohet me patjeter me kete nisme pasi eshte ne te mire te shteteve.

    Përgjigju
  • Joni peci: 09/06/2022 19:20

    Kosova duhet ta lej pas te shkuaren dhe te mendoje gjithmone per te miren e vendit te vet sepse open ballkan esht nje nisme shum e mire.

    Përgjigju
  • titi: 09/06/2022 19:20

    Ballkani i hapur nje nisme shume e mire. uroj shume qe se shpejti te na bashkohet edhe kosova

    Përgjigju
  • Flamur: 09/06/2022 19:20

    Kosova duhet te vazhdoje te marre pjese ne keto nisma kaq te mira per perfitime ekonomike te cdo vendi qe merr pjese ne Ballkanin e Hapur

    Përgjigju
  • Tani: 09/06/2022 19:20

    Ballkani i hapur eshte nje mundesi shume e mire per te gjitha vendet pjesmarese qe te integrohen me shpejt ne politiken e jashtme dhe te perfitojne nga plane te perbashketa

    Përgjigju
  • Renis: 09/06/2022 19:20

    Kosova duhet te jete me e hapur dhe te marre pjese ne keto projekte pasi jane ne te mire te vendit

    Përgjigju
  • Lorena: 09/06/2022 19:20

    Nisma e Ballkanit te Hapur i sjell vendit tone perfitime nga me te ndryshmet dhe lajme shume pozitive

    Përgjigju
  • Rei: 09/06/2022 19:17

    Kosova e kanpatur gjithmon vendin e saj tek kjo ines e re per ballkanin nese ajo nuk do eshte e drejta e saj por nuk mund ta quash kosova e mbyllur

    Përgjigju
  • Anita: 09/06/2022 19:17

    Kosova eshte nje vend i cili eshte i lire te zgjedhe vet nese deshiron te behet pjese e open ballkan, pa u ndikuar aspak nga zgjedhjet e vendi tone

    Përgjigju
  • limi: 09/06/2022 19:17

    kosova e kishte shancin vet nuk u be antare e ketij projekti ambicjoz

    Përgjigju
  • Stela: 09/06/2022 19:15

    Open Ballkan nje nisme e miremenduar per vendin tone

    Përgjigju
  • Nazmi: 09/06/2022 19:13

    Politikat e hatermbetjet duhet te liheshin anash ne menyre qe te kishin lirshmeri dhe plot perfitime ne vendin e tyre !

    Përgjigju
  • Fredi: 09/06/2022 19:13

    Open Ballkan do sjelle shume te mira per Shqiperine,marreveshje te tilla jane ato qe do e bejne Shqiperine te ece perpara dhe te zhvillohet akoma me shume

    Përgjigju
  • Era: 09/06/2022 19:12

    Kosova duhet te leri pas te kaluaren dhe te behet pjes e ketij projekti te madh

    Përgjigju
  • Liri: 09/06/2022 19:11

    Kosova ne falt beri gabim qe nuk iu bashkua kesaj nisme okej ka plot arsye sepse nuk do qe te jete ne nje projekt me serbine por z.rama e ftoi ne menyre qe te kete perfitime ne kete situate qe po kalojme

    Përgjigju
  • Alesio: 09/06/2022 19:11

    Ballkani i hapur eshte nje mundesi shume e mire per zhvillim te vendeve ballkanike. Shqiperia zgjodhi te kete zhvillim dhe per kete kosova nuk e fajson dot sepse eshte zgjedhje e vecante e cdo vendi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni