Fatos Çoçoli: Çfarë na jep ekonomikisht çelja e negociatave

Fatos Çoçoli: Çfarë na jep ekonomikisht çelja e negociatave

Hapja e bisedimeve për anëtarësimin e plotë të vendit tonë në Bashkimin Evropian, me konferencën ndërqeveritare në Bruksel katër ditë më parë, më 18 korrik 2022, përfaqëson mirëfilli një gur kilometrik për të ardhmen tonë si vend evropian i zhvilluar dhe i qetë.

Përfitimet e jashtëzakonshme

Përfitimet nga kjo hapje janë të jashtëzakonshme. Përllogaritet që nga perspektiva e sigurtë e Shqipërisë si vend anëtar me të drejta të plota në Bashkimin Evropian, në pesë vitet 2022-2026, sasia e shtuar e investimeve të huaja direkte nga vendet anëtare të BE-së të shkojë në 910 milionë euro. Kjo shumë i korrespondon rreth 23 mijë vendeve të reja të punës, të krijuara nga investimet e shtuara. 

Nga ana tjetër, me perspektivën e anëtarësimit, interesi për eksportet shqiptare dhe respekti për eksportuesit tanë do të rritet. Vlerësohet që në pesë vitet e ardhshme, shtimi vetëm nga kjo perspektivë të jetë në nivelin e 720 milionë eurove. Edhe ky shtim të ardhurash përkthehet në të paktën 16 mijë vende pune të reja në ekonominë tonë.

Ka dhe shumë përfitime të tjera të qarta. Së pari, afrimi me Evropën e Bashkuar do të sjellë zgjidhje të pjesshme të mish-mashit të të drejtave të pronës tek ne. Kjo do të jetë e paevitueshme dhe do të ndihmojë ardhjen e investimeve të huaja, mbi tituj të sigurtë dhe të qartë pronësie.

Së dyti, njohja e të drejtës së pensionit për emigrantët shqiptarë dhe jo vetëm. Bisedimet për anëtarësim do të japin një mekanizëm për koordinimin e dispozitave kombëtare të sigurimeve Së dyti, njohja e të drejtës së pensionit për emigrantët shqiptarë dhe jo vetëm. Bisedimet për anëtarësim do të japin një mekanizëm për koordinimin e dispozitave kombëtare të sigurimeve shoqërore, për personat e siguruar qytetarë të Shqipërisë dhe për anëtarët e tyre të familjes që lëvizin në një Shtet tjetër Anëtar të Bashkimit Evropian.

Së treti, përmes negociatave, Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian do të sigurojnë që ligji kombëtar shqiptar, i përshtatur dhe gati përputhur në vijimësi të kohës, me rregullat e ligjeve të Acquis Comunitaire(përmbledhja e ligjeve prej 135 mijë faqesh e BE-së), do të harmonizojë rregullat në lidhje me profesionet e rregulluara, për të siguruar njohjen reciproke të profesioneve, të kualifikimeve shkencore dhe profesionale, si dhe të diplomave ndërmjet Shteteve Anëtare. Me fjalë të tjera, një elektriçist në Shqipëri do të jetë në gjendje të ushtrojë profesionin e tij lirshëm në një nga të 27 vendet e Bashkimit Evropian, pasi të përfundohen negociatat për kapitullin që i përket pikërisht njohjes reciproke të profesioneve.

Së katërti, negociatat do të mundësojnë lëvizjen e lirë të shqiptarëve në tregun e punës të Bashkimit Evropian. Dhe është një treg 448 milionë banorësh, ku qytetarët tanë do të kenë hapësirë të pakufizuar për të punuar. Dhe jo vetëm si ndodh sot me punësimin në Gjermani, ku këtë të drejtë e kanë vetëm profesionistët për profesione të caktuara. Së pesti,  negociatat do të na ndihmojnë të kemi më shumë qasje në fondet dhe programet e asistencës të BE-së, si dhe në fondet strukturore të komunitetit. Ndihma në formën e këtyre programeve shtohet me 120-140 mln euro në vit, në krahasim me vetëm 50-60 milionë euro që janë tani nga fondet IPA.

Së gjashti, do të rriten ndjeshëm kapacitetet e administratës shtetërore dhe kultura e shërbimit ndaj qytetarëve. Do të shtohet përgjegjësia e nëpunësit publik dhe do të ulet ndjeshëm korrupsioni.

Së shtati dhe kjo është shumë e rëndësishme: do të harmonizohen politikat tatimore dhe do të përmirësohet dukshëm klima e të bërit biznes tek ne. Legjislacioni tatimor do të jetë shumë më i parashikueshëm dhe ndërhyrjet në ligjet tatimore shumë më të pakta e të thjeshta nga sa kanë qenë deri tani. Bisedimet për anëtarësim rrisin përgjegjësinë e vendim-marrësve tanë publikë për shëndoshjen e shpejtë dhe qëndrueshmërinë afatmesme e afatgjatë të financave tona publike.

Së teti, Shqipëria i bashkohet Mbrojtjes Civile Europiane. Nga ky bashkim, do të rriten ndjeshëm edhe fondet e përballimit të tërmeteve dhe emergjencave të tjera civile.

Mund të vazhdohet pafund me listën e dobive dhe të ardhmes ekonomike të garantuar që do të kemi duke iu afruar më shumë Bashkimit Evropian, gjatë procesit tashmë konkret dhe të drejtpërdrejtë të anëtarësimit. Kjo na ndihmon shumë dhe në nivel të qasjes psikologjike dhe sidomos të perspektivës së të rinjve tanë, që tek ata të mos bëjnë fole pasiguria dhe zhgënjimi në vendin e tyre. Shqipëria, me perspektivën e anëtarësimit të plotë në BE(urojmë brenda pesë apo gjashtë vitesh, sa iu deshën Kroacisë), do të jetë një spirancë e këndshme dhe e fortë për të rinjtë tanë, ku ata të ankorojnë ëndrrat dhe planet e tyre për të ardhmen.    

Sfidat Marramendëse

Kroacia kishte 1 mijë ekspertë të integrimit, që e dinin në majë të gishtave legjislacionin evropian. Po ne sa kemi?

Ne duhet urgjentisht të trajnojmë ekspertët tanë. Ritmi dhe koha e bisedimeve të anëtarësimit do të varen në 80 përqind nga aftësia jonë për t’u përgatitur mirë dhe 20 përqind nga strukturat e Bashkimit Evropian.

Komisioni Evropian është institucioni garant i progresit të një vendi që i hapet drita jeshile e bisedimeve për anëtarësim. Ekspertët e tij kanë një eksperiencë të madhe negociatash, të akumuluar në vite përmes qindra e mijëra raundeve të bisedimeve për anëtarësim të dhjetra vendeve që tani janë Shtete Anëtare të BE-së. Komisioni garanton monitorim të rreptë dhe nga shumë afër, të ecurisë së progresit.

Ne nuk duhet të përsërisim dështimin skandaloz me kuotën për eksportin e midhjeve nga Shqipëria, që vijon të ngelet zero, për shkak të paaftësisë sonë për të mbrojtur industrinë tonë të midhjeve. Nuk na lejohet! Kemi shumë punë përpara dhe duhet realisht t’i hyjmë detit me këmbë, për të dalë në anën tjetër. Se kur dhe sa shpejt do të mbërrijmë në bregun tjetër, varet vetëm nga ne.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • leo: 23/07/2022 01:13

    mund ta shpjegoje pak se si do mundesohet lehtesimi i punes ne 27 vendet anetare?

    Përgjigju
  • Lala: 22/07/2022 18:29

    Fush me lule do e kemi.. biles edhe lug floriri do na japin.tamom mendje shqiptari do na japin kshu e do marrim ashtu.shtroni bythen e punoni kaq duhet te thuash o gazetar pacavure qe Ben si ekonomist

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët