Fatos Çoçoli: E vërteta e naftës së Shpiragut

Fatos Çoçoli: E vërteta e naftës së Shpiragut

Shpirag

Për shkak të shtimit të prodhimit dhe shitjeve të makinave elektrike kudo në botë(shitjet e tyre kanë kapur 18 përqind të totalit të automjeteve të reja të shitura në katermujorin e parë janar-mars 2024), të dhjetë kompanitë më të mëdha të zbulimit, nxjerrjes dhe përpunimit të naftës sot po rishikojnë planet e tyre të investimit në puse të reja të naftës.

Tabela 1. Dhjetë kompanitë e naftës më të mëdha në botë 
1. ExxonMobil
2. Chevron
3. British Petroleum (BP)
4. Saudi Aramco
5.TotalEnergies
6. Valero
7. Petro China
8.Sinopec
9.Marathon Petroleum
10.Shell

Shell dhe Shqipëria

Kompania britanike dhe hollandeze “Shell Plc.”, me vëllim punësh mbi 317 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2023 dhe me fitim neto 19.6 miliardë dollarë po në 2023, e pranishme në 99 vende të botës dhe e renditur ndër dhjetë kompanitë më të mëdha në botë, për nga prodhimi dhe shitjet e naftës, ka në pronësi të saj vendburime pusesh nafte kudo në botë, në nivele të 11.1 miliardë fuçi naftë. Ajo di ku kërkon naftë.

Vetë kompania në puset e saj prodhon 3.7 milionë fuçi nafte në ditë dhe ka 44 mijë pika të shitjes me pakicë të naftës dhe gazit në të gjithë botën.

Kompania Shell hyri në Shqipëri në vitin 2012. Sot ajo zotëron 100% të kapitalit neto në lejet e shfrytëzimit të Blloqeve 2, 3 dhe 4 në zonën që nga Berati dhe deri në Përmet. Sipërfaqja e kombinuar e Blloqeve 2, 3 dhe 4 të kërkimit dhe shfrytëzimit të naftës është 4,084 km2.

Të gjitha informacionet e deritanishme të japin një shifër për sasinë e rëndësishme të naftës së Shpiragut. Janë 225 milionë fuçi nafte rezerva të verifikuara tashmë dhe një ditë do të shfrytëzohen për të mirë të qytetarëve tanë, në rradhë të parë pensionistëve!    

Fjalnaja e dështimit të Shell në Shqipëri

E gjithë fjalnaja, apo gurguleja e dështimit të Shell në Shqipëri doli pak ditë më parë, nga një shifër e shkëputur nga konteksti në raportin financiar të tremujorit të parë të vitit 2024 të kompanisë, të publikuar më 5 prill 2024.

Në këtë raport financiar, Shell vëren se ka bërë fshirje nga bilanci i vitit 2024 i shpenzimeve për hapje pusesh kërkimi (në anglisht, “well exploration write-offs”) në nivelin 600 milionë dollarë, me cilësimin “kryesisht në Shqipëri”.

Mirëpo fshirjet nga bilanci me dështime zyrtare të një kompanie gjigande nafte në një vend të caktuar i ndan në mes një det i tërë!

Nuk është hera e parë që Shell, sikurse çdo kompani tjetër kërkuese nafte në botë, fshin nga bilanci korent shpenzime për hapje pusesh kërkimi. E ka bërë dhe në raportin financiar të një tremujori më parë, tremujorit të katert 2023.

Kuptohet që kjo shumë fshirje nga bilanci i tremujorit të katërt të vitit të kaluar, ka qenë në një ose disa vende të tjera ku kompania Shell kërkon naftë. Por kjo nuk do të thotë se kompania ka dështuar me naftën në një vend të caktuar!

Në njoftimin për shtyp të 24 majit 2019, kompania Shell cilëson se “Zbulimi i Shpiragut, në një rezervuar karbonatik të frakturuar, është në një strukturë gjeologjike të njëjtë me fushat e mëdha të Val D’Agrit dhe Tempa Rossas në Itali”.

Si Shell, ashtu edhe paraardhësja e saj, kompania Petromanas, theksojnë në raportet e tyre se formacioni gjeologjik i Shpiragut është “ekuivalent(i barazvlefshëm)” me zonën naftëmbajtëse të Val D’Agrit në Itali. Val D’Agri gjendet në zonën e Salernos në Italinë e Jugut dhe përfaqëson një nga zonat më të mëdha naftëmbajtëse në Evropë, në tokën e thatë.

Fusha naftëmbajtëse e Val d’Agrit në Italinë e Jugut

Zbulimi i naftës në sasi premtuese në Shpirag ishte i rëndësishëm edhe për Shell. Marc Gerrits, Zëvendës/President Ekzekutiv i Kërkimeve të Naftës në Shell, deklaroi në maj 2019 se “Ne jemi të kënaqur që këto teste fillestare kanë konfirmuar potencialin e këtij zbulimi dhe presim me padurim rritjen e biznesit tonë në Shqipëri”.

Shell dhe e ardhmja e naftës së Shpiragut

Në lidhje me sjelljen e gjigandit Shell të naftës në të ardhmen tek ne, disa specialistë të vjetër, inxhinierë të naftës dhe gjeologë të njohur, tregohen shumë të kujdesshëm. Flasin për tre skenarë.

Skenari i Parë (më pesimisti). Shell bindet që në Shpirag dhe në tërësi në Blloqet 2, 3 dhe 4 nuk ka naftë mjaftueshëm për shfrytëzim industrial. Ndërpret kërkimet. Ky skenar ka shumë pak gjasa të ndodhë, pasi Shell di ku të kërkojë për naftë dhe si zor që kompania të ketë hedhur me dhjetra milionë dollarë në kërkime dhe pus të ri modern të ndërtuar, si Pusi Nr. 5, pa marrë të gjitha të dhënat paraprake që ka naftë në sasi të rëndësishme.

Skenari i Dytë (ndoshta më realisti): Shell bindet që në Shpirag ka naftë në sasi të konsiderueshme, por jo aq sa të arrijë të nxjerrë naftë me një fitim të kënaqshëm për kompaninë, për shkak të pikëpyetjeve ndaj nivelit të pritshëm të çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar(Nafta Brent tregtohet këto javë në nivele 90 USD/fuçi), si dhe për shkak të kostove shumë të larta të puseve deri mbi 6 mijë metra thellësi dhe të kostove të transportit. Pret, sipas projeksioneve të saj, ndoshta pas vitit 2024, për një çmim më të rritur të naftës në tregjet ndërkombëtare, që të nisë shfrytëzimin industrial të naftës në Shqipëri.

Skenari i Tretë. Shell i shet kuotat e tij të naftës së Shpiragut dhe të tre blloqeve në Shqipëri një kompanie tjetër të madhe. Interesimi për naftën e Shpiragut ka ardhur i drejtpërdrejtë nga shumë kompani të tjera të mëdha të kërkimit dhe shfrytëzimit të naftës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 15/04/2024 14:25

    Pse të mos ketë dhe një skenar akoma më të leverdisshëm për ne. Dmth të jetë vetë shteti që të investojë dhe shfrytëzojë naftën dhe çdo mineral që gjendet në nëntokën tonë. Këto pasuri duhet të futen në një paketë të veçantë të rëndësisë së sigurisë strategjike.

    Përgjigju
  • altin gjomemo: 15/04/2024 13:55

    Tosi me duket ishte shume entuziast ne daljet ne emisjone ku e kishin ftuar.

    Përgjigju
  • Eri: 15/04/2024 12:50

    Po nje skenar tjeter qe fqinjet keqdashes te mbeshtetur nga Rusia te kene bere presion per mos financimin e naftes per ta lene ende te varfer Shqiperine ? Shell do siguri aty ku investon.

    Përgjigju
  • qytetar: 15/04/2024 11:55

    Fatos e ke gabim. Berja writte-off nenkupton qe nje sere investimesh te regjistruara si "Pune ne process" dhe qe pasqyrohen ne bilanc si asete, hiqen nga aty. Eshte njesoj si ti te kesh ndertuar nje pallat dhe gjithe kostot e ndertimit i ke ne bilanc "Pallat i ri pune ne process". Pastaj ti zbulon se pallati dohet shembur dhe se asnjehere nuk do i rikuperosh investimet. Kontabilisht nsese nuk pritet te marresh asnjehere qera nga pallati qe ndertove, ti e heq nga bilanci dhe gjithe ato shpenzime te viteve te meparshme qe i kishe ne bilanc (pra nuk i kishe spenzime korrente) i kalon humbje ne paasqyren e te ardhura-shpenzimeve. Kjo ndodh vetem kur nga aseti perkates (Puset ne shqiperi) nuk pritet me sigurite plote te gjenerohen ndonjehere te ardhura. Pra nuk do nxirret ndonjehere nafte nga Shqiperia, te pakten jo nga SHELL.

    Përgjigju
  • Anna: 15/04/2024 10:50

    te shpresojme skenarin realist :)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën