Energjia, të kamurit dhe mbrojtja me çdo kusht e qytetarit

Energjia, të kamurit dhe mbrojtja me çdo kusht e qytetarit

Liqeni i Fierzës

Këto ditë ra shi me shumicë në të gjithë vendin dhe basenet e hidrocentraleve nisën të fitojnë pak metra nivel. Kështu, Liqeni i Fierzës u ngrit me 3 metra, në 262 metra. Megjithatë, është në nivelin më të ulët që nga viti 2012.

Më 30 mars, kryeministri Rama kumtoi në Kuvend se “Po bëhet dhe një studim për familjet e pasura, për të parë nëse mund të bëjmë një ndarje të përkohshme, ku ata që kanë më shumë të paguajnë më shumë në faturën e energjisë”.  Të pasurit do të klasifikohen nga të ardhurat, rrogat e tyre në bazën e të dhënave, në regjistrin elektronik që është në tatimet. Kështu për shembull, ata kryefamiljarë ose edhe persona në familje, me rroga mbi 150 mijë lekë të reja në muaj, mund të quhen familje me të ardhura mbi mesataren. Sa mund të jenë ata? Ndoshta janë në gjithë vendin të paktën 20-25 mijë familje të tilla.

Është shumë e vështirë të përcaktohen, pasi një pjesë e mirë e familjeve me të ardhura mujore mbi mesataren, ndoshta 60 % e tyre,  të ardhurat nuk i kanë të deklaruara në shtet. Janë familje ku kryefamiljarët ose anëtarë të familjes janë qiradhënës të disa apartamenteve, pronarë dyqanesh, tokash, e me radhë. Këta nxjerrin të ardhura mbi mesataren, por nuk figurojnë në regjistrin e tatimeve, për tatimin mbi të ardhurat. Shteti nuk i njeh si të kamur.

Pagesën e diferencuar të energjisë elektrike për familjet e kamura e kanë jo vetëm vendet Perëndimore të pasura, por edhe vendet e  rajonit. Sigurisht, ka ardhur koha që ta bëjmë edhe ne. Madje jemi shumë të vonuar. Dallimi në pagesë duhej të kishte filluar  që nga shtatori 2021,me rritjen galopante të çmimit të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare, nga 120 euro në gusht në 330 euro për megavat në tetor. Por në atë kohë kishim ujë me bollëk në Kaskadën e Drinit dhe këtë dallim nuk e bëmë.

Viti më i mirë hidrik dhe importi rekord i tre muajve të fundit

Në janar-dhjetor 2021, prodhuam nga hidrocentralet e Kaskadës së Drinit dhe nga hidrocentralet private (Moglica, Ashta, Bistrica 1, Bistrica 2, Ulza, Shkopeti, etj.) 8.9 Teravat(miliardë kilovat-orë). Rekord historik. Viti më i mirë hidrik në tre dekadat e fundit.

Mirëpo pardje, më 2 prill 2022, niveli i liqenit të Fierzës ishte vetëm 22 metra mbi pikën e vdekjes(niveli 140 metra, ku hidrocentrali nuk prodhon më). Qeveria nuk pyeti shtrenjtimin e çmimit ndërkombëtar të energjisë.

Energjia shqiptare, ndër më të lirat në botë

Duhej të na e kishte trefishuar çmimin e energjisë si qytetarë dhe biznese, për të mbrojtur Kaskadën. Por thau ujët e Kaskadës së Drinit dhe na mbrojti ne. Na kurseu si qytetarë dhe biznese të vogla pagesën e 546 milionë euro energji. Në janar-qershor të vitit të kaluar, eksportuam sasi të mëdha energjie. Gjatë gjithë vitit 2021, eksportet e energjisë elektrike ishin rreth 550 milionë kilovat-orë më të larta se sa importet. Mirëpo eksportuam gjatë kohës që çmimi në tregjet ndërkombëtare ishte modest (27-35 euro për një megavat).

Mbrojtja me çdo kusht e qytetarit dhe biznesit të vogël

Në periudhën tetor-dhjetor 2021, kur koha u ftoh, sikurse na ndodh gjithmonë, importuam. Edhe pse eksportuam më shumë energji gjatë vitit, për shkak se në tre muajt e fundit çmimi i energjisë elektrike u rrit gati dhjetëfish, shitëm energji vetëm 56 milionë euro dhe blemë(importuam) 300 milionë euro. Shifra më e lartë e blerë gjatë një viti me çmimet më të larta të energjisë elektrike në 100 vitet e fundit! Kjo e goditi rëndë Buxhetin e Shtetit. Viti 2022 është një vit shumë i thatë. Mund të mos bjerë shi dendur gjatë periudhës shtatë-mujore 15 prill-15 tetor 2022 dhe të shohim sërish shi dendur vetëm në nëntor.

·         Si qytetarë energjine elektrike e paguajme 9.5 lekë për kilovat/orë.

·         Kthyer në një megavat/orë, pra një mijë herë më shumë, bëjnë 9 mijë e 500 lekë, por të harxhonim në muaj një mijë kilovat. Ose në euro, 78 euro.

·         Është sot çmimi i energjisë elektrike më i lirë në Evropë, dhe ndër më të lirët në botë.

·         Nëse do e rregullonte me çmimin shumë të ulur të prodhimit vendas(60 përqind të nevojave na i jep prodhimi vendas), i bie që qeveria të na e faturonte energjinë elektrike tre herë më shumë, ose 29.5 lekë për kilovat/orë.

·         Nëse do harxhonim në muaj një mijë kilovat/orë, do të duhej të paguanim jo 78 euro në muaj, por 234 euro.

·         Qeveria na shet si qytetarë dhe biznese të vogla në vit 3.5 teravat, ose 3.5 milionë megavat. Tani qeverisë i paguajmë vetëm 273 milionë euro në vit. Nëse do të na e kishte trefishuar çmimin e energjisë si qytetarë dhe biznese të vogla, do të duhej t’i paguanim edhe 546 milionë euro më shumë!

·         Qeveria ka vendosur me çdo çmim të na mbrojë si qytetarë dhe të mbrojë edhe biznesin e vogël, të cilit ia faturon energjinë që ky harxhon me 11 lekë për kilovat/orë.

Sot hidrocentralet si Fierza, Komani dhe Vau i Dejës prodhojnë me gjysmë kapaciteti. Kaskada e Drinit ka nivelin e ujit si në muajin gusht, në kulmin e verës. Qytetarët në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi e paguajnë energjinë elektrike 35-60 % më shtrenjtë nga ne. Subvencioni shqiptar mbi çmimin për qytetarin, që nga shtatori 2021, kur çmimi ndërkombëtar i energjisë elektrike u rrit ndjeshëm, nga 56 euro për megavat në korrik në 230 euro për megavat në tetor, është 137 % më shumë se në Kosovë, 142 % më shumë se në Maqedoni të Veriut, 2.6 herë më i lartë se në Itali dhe 3 herë më i lartë se në Spanjë. Çmimi i Shqipërisë është sot çmimi i energjisë elektrike ndër më të lirët në Evropë dhe në botë. Ose ndër më të subvencionuarit. Qeveria ka vendosur me çdo kosto të na mbrojë si qytetarë dhe të mbrojë edhe biznesin e vogël, që ia faturon energjinë që ky harxhon me 11 lekë për kilovat-orë. Qeveria na mbrojti për gjashtë muaj rresht të çmendjes së bursave ndërkombëtare të energjisë me çmime të papara ndonjëherë dhe sot kosto e këtij skudi mbrojtës është niveli katastrofik i ujërave në Kaskadën e Drinit. Duhen marrë masa urgjente. Një nga këto është që të pasurit(ata që njihen si të tillë nga tatimet) ta paguajnë më shumë kilovat-orën. Qeveria duhet të veprojë shpejt, pse cunami energjetik nuk pret, e kemi tek dera!

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ariu: 11/04/2022 07:45

    Ne nje shtepi te pasur, ka me shume elektroshtepijake, dhe ka perdorim pa kufij te kondicioneirit. Nuk eshte ndonje ndihme e madhe financiare per shtetin sepse ata jane pak ne numer, por qellimi eshte qe edhe ata ta kursejne energjine.

    Përgjigju
  • minushe: 04/04/2022 10:25

    vertet si do diferencohen te pasurit nga te varfrit?? ne jemi shtet qe skemi te dhena te sakta .........e thote dhe artikullshkruesi, atehere prape do hane disa ne kurriz te disa te tjereve??? sic eshte bere me te gjitha ceshtjet e nxehta " ne shqiperi. I ndershmi dhe qe deklaron e ka , ai qe fsheh dhe mashtron perfiton nga ligjet' e qeverise..

    Përgjigju
  • Drita: 03/04/2022 19:52

    Me vjen keq...per artikull shkruesin...se mbahet si i ditur. Po ne markete si do hyme me çip..ti i varfer e ke çmim te ulet e ti i pasur ke çmim te larte. Jo o ekonomist te pasurit.paguaj taksa me shume e shume me shume e mbajne te varfrit. E me taksat e tyre paguhen te varfrit. Ku e kw gjetur se keshtu ndodhe ne bote? Po mendim socialist Leninist.. A te behen edhe te pasurit te varfer....e pastaj kush te paguaj?

    Përgjigju
    • Shaqo: 03/04/2022 21:57

      Drita, paske rene ne erresire, te ka ikur mendja, taksat jane mbi fitimin, cmimi eshte mbi bazen e te ardhurave.

    • Koment: 03/04/2022 21:28

      Komenti eshte plotesisht i vertete. Ne asnje vend nuk behet diferencim cmimi per energjine, sepse diferencimi behet ne taksa. Kjo tregon paaftesine e kesaj qeverie ne mensxhimin e kesaj situate, dhe jo vetem.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës