Fatos Çoçoli: Investimet amerikane në Shqipëri- Sipas Dhomës Shqiptaro-Amerikane të Tregtisë, ato janë trefishuar në tre vitet e fundit

Fatos Çoçoli: Investimet amerikane në Shqipëri- Sipas Dhomës Shqiptaro-Amerikane të Tregtisë, ato janë trefishuar në tre vitet e fundit

Sot që Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken viziton vendin tonë, Shqipëria dhe SHBA-të kanë forcuar ndjeshëm marrëdhëniet e tyre ekonomike dhe tregtare.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, investimet amerikanë në vendin tonë kanë pësuar rritje gjatë viteve të fundit. Ato kapën vlerën e 220 milionë dollarëve në vitin 2022, nga 161 milionë dollarë që ishin një vit më parë, ose 37 përqind më shumë.

Tabela 1. Investimet amerikane ne Shqiperi

Sipas drejtuesit aktual të Dhomës Shqiptaro-Amerikane të Tregtisë (Am Cham), Enio Jaço, investimet amerikane janë trefishuar në Shqipëri, në tre vitet e fundit. (https://www.linkedin.com/posts/eniojaco_investimet-amerikane-n%C3%AB-shqip%C3%ABri-jan%C3%AB-3-fishuar-activity-7089292860654596096-XeD1/?trk=public_profile_like_view ).

Edhe viti 2023, pavarësisht se ende nuk kemi shifrën zyrtare, ka dëshmuar interesim në rritje dhe shtim të investimeve amerikane tek ne. Pas pandemisë së Covid-19, këto investime erdhën duke u zgjeruar, edhe pse shifrat e mësipërme janë nën potencialin e dy vendeve tona.

Skavica: me sytë nga Amerika...

Një nga financimet më të mëdha është projekti për Skavicën. Bechtel, ndër kompanitë më të mëdha të ndërtimit në SHBA dhe në botë, është kontraktuar nga Qeveria jonë, për të kryer studime dhe për të bërë propozime për digën e Skavicës, e cila do të jetë në pronësi publike.

Projekti pritet që ta kthejë Shqipërinë në eksportuese te energjisë neto në rajon. Nga ana tjeter, firmosja gati tre vite me pare e marreveshjes te qeverise sone me kompanite e medha amerikane te energjise Exxon Mobil dhe Excelerator eshte shume premtuese per me shume investime amerikane tek ne, sidomos ato te perendruara ne gazin e lengshem(LNG) amerikan.

Tabela 2. Skavica-shifrat

SHBA-të, investuesi i pestë më i madh tek ne

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investitori i pestë më i madh deri tani në vendin tonë, për vitin 2023 është SHBA, me një fluks investimesh prej 47 milionë eurosh për 9-mujorin. Investimet nga SHBA janë rritur me 17.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Stoku i tyre kumulativ në fund të tremujorit të tretë(janar-shtator) të vitit 2023 arriti në 259 milionë euro, në rritje vjetore me 29 përqind. Investimet amerikane janë të përqendruara kryesisht në sektor të rëndësishëm të ekonomisë sonë, si energjetikë, gazi të lëngshëm natyror, sistem financiar etj.

Reforma në drejtësi-magneti i investuesve amerikanë këtu

Reforma në drejtësi ka dhënë garanci për siguri dhe trajtim të barabartë të investimeve të huaja në vend, bumi i dy viteve të fundit në turizëm , zhvillimi i teknologjisë së informacionit dhe digjitalizimi i shërbimeve publike dhe i sistemit bankar në Shqipëri, për investitorët e huaj, duke përfshirë edhe ata amerikanë, është kthyer në një mundësi të mirë investimi dhe komunikimi mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera të botës, për të zgjeruar biznesin e tyre në Shqipëri.

Am Cham-zë i fortë lobimi për biznesin

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri(Am Cham) ka të rregjistruar 240 kompani me të ardhura vjetore deri në 3 miliardë dollarë, të cilat punësojnë rreth 4 mijë punonjës. Kjo dhomë është një zë e i rëndësishëm i biznesit në Shqipëri dhe ka kontribuar me mendimet dhe sygjerimet e saj në shumë nisma me vlerë për përmirësimin e klimës së biznesit tek ne.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion