Fatos Çoçoli: Rinasi, me biletat ajrore më të lira në botë, 14.1 milionë do shiten këtë vit!

Fatos Çoçoli: Rinasi, me biletat ajrore më të lira në botë, 14.1 milionë do shiten këtë vit!

Aeroporti i Rinasit

Faktin që Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka biletat më të lira në botë e zbulon gazeta e mirënjohur italiane “Corriere della Sera”, në një shkrim-investigim të saj të datës 24 maj 2024, me titull :”Biletat me kosto të ulët: sfida Rayan Air-Wizz Air me goditje skontosh në Shqipëri”.

Shkrimi thekson se “Në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës ka kaq shumë udhëtarë që vijnë dhe nisen javët e fundit, saqë struktura tashmë është e ngopur dhe për këtë arsye po punohet për zgjerimin e saj. Nuk është rastësi. Në pjesën e parë të vitit 2024, Rinasi është aeroporti me rritjen më të shpejtë në Evropë, me mbi 200 përqind të pasagjerëve, krahasuar me vitin 2019, sipas Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve në Evropë (në anglisht, Airports Council International Europe). Kjo, falë bumit të flukseve turistike ne Shqiperi, që bëri që të shfaqen disa linja ajrore me kosto te ulet ne vitet e fundit. Dhe ne kete, aresyeja kryesore qëndron në betejën e paprecedentë mes kompanive Ryanair dhe Wizz Air, me tarifa aq të ulëta sa që e bëjnë Shqipërinë vendin me biletat më të lira ajrore në botë”.

Rinasi, aeroport rekordesh në bileta të lira dhe shtim pasagjerësh

Tarifat ajrore në tremujorin e parë të vitit 2024 në Rinas (duke marrë parasysh të gjitha destinacionet) u ulën me 29 përqind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 dhe zbritën me 54 përqind, krahasuar me vitin 2019.

Të gjitha këto ulje po ndodhin në një periudhë, në të cilën çmimet, kudo në Europë, janë rritur, madje. me përqindje dyshifrore. Fluturimet Shqipëri-Itali në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë me bileta 66-68 përqind më të ulëta se në vitin 2019 dhe arrijnë ulje prej 39 përqind, në krahasim me gjysmën e parë të vitit 2023.

Për këtë vit, ofrohen në Rinas 14.1 milionë bileta, ose 62 përqind më shumë se vitin e kaluar dhe 2.4 herë më shumë se viti 2019. Tetë nga dhjetë nga këto bileta ofrohen nga dy kompanitë që fluturojnë me kosto të ulët. Ka prej nesh që këtë vit kanë udhëtuar në Spanjë me vetëm 37 euro!

Në fund të dhjetorit 2023, Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit rregjistroi shifrën rekord të 7.2 milionë pasagjerëve.

Shtimi i pikave elektronike të kontrollit kufitar në aeroport, zgjerimi i parkingut të avionëve, shtimi i hapësirës pritëse të pasagjerëve me 3 mijë e 500 metra katrorë ishin ndër pikat kyçe të investimit mbi 100 milionë euro të kryer në vitet e fundit në Rinas. Aeroporti është në zgjerim të vazhdueshëm edhe tani.

1716402801_aeroport.JPG

Prania e dy kompanive me emër të botë, që fluturojnë me çmime të ulura, ka sjellë jo vetëm parkimin e përhershëm të avionëve të tyre në hangarët e Rinasit, jo vetëm rritjen e fortë të vizitorëve të huaj tek ne, por edhe vizitat e shpeshta të qytetarëve tanë jashtë vendit.

Fluturime për të gjithë!

Edhe pse kur pronotojmë biletën, nuk na pyesin nëse je qytetar banues në Shqipëri, nga vrojtimet e një qendre kërkimi ekonomik të respektuar, rezulton se të paktën 3 milionë nga 8.1 milionë biletat e shitura vjet, janë blerë nga qytetarët tanë që banojnë këtu, ose nga kosovarë që kanë udhëtuar nga Rinasi.

Edhe pse ende nga INSTAT nuk kemi shifrën se sa realisht jemi që banojmë në truallin tonë, me siguri i bie që një qytetar banues në Shqipëri të ketë udhëtuar më shumë se njëherë jashtë vendit përmes Rinasit, gjatë vitit të kaluar!

Kjo ka ndodhur, ngaqë kosto mesatare e një bilete udhëtimi në Rinas është ulur me 76 përqind në pesë vitet e fundit. Nëse përmes Rinasit, deri pesë vite më parë, udhëtonin vetëm 7 përqind e shqiptarëve të Shqipërisë, për shkak të çmimeve të shtrenjta, sot Rinasin e përdorin tre në shtatë shqiptarë të vendit, ose mbi 38 përqind e tyre, ose pesë herë më shumë qytetarë shqiptarë!

Çmimet e ulura të fluturimeve na kanë krijuar mundësi të gjithëve të udhëtojmë përmes Rinasit, për të parë të afërmit tanë emigrantë, miq jashtë vendit, ose për të udhëtuar për të njohur vende të tjera.

Në mars 2025 nis Vlora...

Ndërkohë, Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të nisë fluturimet në muajin mars të vitit 2025. Aeroporti është i kategorisë 4E, një nga kategoritë më të larta në Ballkan, e cila mund të përpunojë edhe avionë transoqeanikë.

1716402822_pista.JPG

Aeroporti i Vlorës, që në vitin e parë të operimit, pritet të ketë pasagjerë më shumë se parashikimet. Parashikimi fillestar në planin e biznesit fliste për vetëm 330 mijë pasagjerë në vitin 2025. Me ritmin e rritjes së turizmit në Shqipëri, parashikimet e fundit flasin për më shumë se 1 milionë pasagjerë vetëm në vitin 2025! 

Shumë shpejt, futja në veprim e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës do t’i japë oksigjen të plotë turizmit në jug të vendit, duke ua bërë më të lehtë turistëve të huaj të kalojnë nga destinacionet turistike të Greqisë dhe të vendeve të tjera të rajonit, për në bregdetin shqiptar. Sipas ekspertëve të ekonomisë, Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet ta rrisë ekonominë rajonale të Vlorës me mbi 11 përqind çdo vit, ndërsa ekonominë e Shqipërisë me mbi 0.3 përqind.

G.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • goni: 23/05/2024 15:07

    DUHET AEROPORT DHE NE KORCE,,OSE POGRADEC,,,DHE NJE AEROPORT NE SHKODER...SARANDE...

    Përgjigju
  • Mediallapkot: 23/05/2024 02:47

    Ka nje ulje te ndjeshme krahasuar me vitet e kaluara, dhe nje rritje te cmimeve te turizmit ne shqiperi qe i shtyn shqiptaret te udhetojn me sh jasht vendi. Keshtu te bie me lir te ikesh ne milano me 30 euro bileten vajtje ardhje sesa te ikesh ne korce (dy veta do 6000 lek karburant, qe ke qen sh here. Gjithsshtu neve jemi nje treg ne zhvillim ku ka gjthm nje pik te kurbes dhe pastaj cdo gje normalizohet

    Përgjigju
  • Era: 22/05/2024 21:01

    Po çja fut kot.!! Ku i gjete më të lirat në botë

    Përgjigju
    • Fiu: 22/05/2024 23:36

      Me te lirat ne Univers

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!