Tërmeti botëror i shkaktuar nga zbulimi i parajsës fiskale në Panama ka trazuar me shpejtësi Tiranën. Teksa mbi 300 gazetarë investigativë po punojnë intensivisht për zbardhjen fakteve të reja nga dosja voluminoze, kureshtja sa vjen e shtohet. Deri më tani, në dosjen  e skandalit “Panama Papers” është zbuluar emri i  biznesmenit shqiptar, Ismail Mulleti, me lidhje të forta me kupolën e Partisë Demokratike. Por, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, paralajmëron se do të ketë surpriza.