Fatos Kongoli çel pranverën e
librit në Qytetin Studenti

Fatos Kongoli çel pranverën e<br />librit në Qytetin Studenti
TIRANE- Fatos Kongoli ka çelur pranverën e librit në Qytetin Studenti, që do të vijojë edhe nesër në takimin me poetë të rinj, ndërsa në orën 18.30 do të jetë takimi i studentëve me shkrimtaren Flutura Açka. Do të diskutohet rreth librit të saj "Kukullat nuk kane Atdhe".
 
Pas ceremonisë së çeljes, paradite, mbrëmë në kuadër të pranverës së librit në Qytetin Studenti, shkrimtari Fatos Kongoli diskutoi me studentët rreth romanit të tij "Njeriu me fat", në praninë e botueses së “Toenës” Irena Toçi.
 
Biseda u bë shumë interesante gjatë pyetjeve dhe diskutimeve, ku shkrimtari zbuloi edhe disa nga sekretet e jetës së tij në rini. “Njeriu me fat”, ka si subjekt kryesor historinë e një vrasje të bujshme, të pazbardhur.
 
Mesazhi i librit synon të japë ide dhe përqasje mbi gjendjen e shoqërisë shqiptare. Pavarësisht se subjekti i romanit, në pamje të parë duket policor, Kongoli tha se atij nuk i intereson kjo anë e veprës së tij dhe ka biseduar gjatë me studentët sepse nuk është e lehtë të bësh letërsi të mirë.
 
Shkrimtari Fatos Kongoli është një nga autorët më të vlerësuar të letërsisë bashkëkohore. Ai është fitues i tre çmimeve kombëtare letrare për librin më të mirë të vitit në prozë dhënë nga Ministria e Kulturës, me romanet: "Kufoma" 1995; "Dragoi i fildishtë" 2000; "Ëndrra e Domokleut" 2002.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë