Romani më i fundit i shkrimtarit Fatos Kongoli “Jetë në një kuti shkrepësesh” i cili është botuar në Itali është prezantuar në tre nga qytetet më të mëdha si Milano, Torino dhe Romë.
Në Milano është prezantuar gjatë Festivalit të Letërsisë dhe Kulturës, Panairit të përvitshëm të librit në Torino dhe në veprimtarinë e organizuar nga shoqata kulturore italo-shqiptare “Occhio Blu-Anna Cenerini Bova”, në Romë.
Pjesëmarrësit vlerësuan mjaft vargun e librave te këtij autori të përkthyer e të botuar në Itali. Gjithashtu nuk u la pa përmendur edhe proza e Kongolit, si një nga autorët e sotëm më të rëndësishëm ballkanikë e më gjerë.
Gjithashtu ai ka qenë i ftuar në emisionin e njohur të Rai Uno, në emisionin “Il caffe di Raiuno”.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com