Ish-kryeministri dhe ish-kreu i Partisë Socialiste, Fatos Nano feston sot 63-vjetorin e lindjes. Nano reformoi Partinë Socialiste gjatë kohës së ndryshimit të emrit të Partisë së Punës.
Gjatë drejtimit të PS-së, Nano me reformat e ndërmarra e bëri atë pjesë të Internacionales Socialiste dhe Partisë Evropian Socialiste.
Pas dorëheqjes nga drejtimi i PS-së pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005, Nano garoi për president në vitin 2007, por nuk fitoi. Ai tentoi edhe në vitin 2012, por nuk arriti të bëhej as pjesë e garës.
Në shkurt të vitit 1991, Nano u zgjodh nga Ramiz Ali si kryeministër i qeverisë së tranzicionit. Pasi Partia e Punës fitoi zgjedhjet e 31 marsit të vitit 1991, Alia e emëroi për të dytën herë Nanon kryeministër.
Nano u zgjodh për herë të tretë kryeministër pas fitimit të zgjedhjeve të vitit 1997 nga Partia Socialiste. Në shator të vitit 1998, Nano u dorëhoq por u rizgjodh sërish në krye të qeverisë në vitin 2002.
Ish-këshilltari i tij dhe një nga bashkëpunëtorët e afërt të tij, Ilir Kulla e cilëson Nanon si “udhëheqësin më liberal dhe më properëndimor të Shqipërisë”.
“Sot ka ditelindjen njeriu , politikani , shtetari , familjari, akademiku dhe njeriu i thjeshte Fatos Nano i cili gjithashtu eshte me fakte dhe jo me fjale edhe udheheqesi me liberal dhe properendimor qe Shqiperia ka njohur gjithashtu. Urime komandant”, shkruan Kulla në Facebook.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com