'Fatos Nano ka të drejtë' Balla nga Elbasani: Shqipëria ka një opozitë të dështuar që është marrë peng nga familjet Berisha-Meta

'Fatos Nano hapi me të drejtë një temë debati me shumë vlerë në jetën aktuale politike se Shqipëria sot ka një opozitë të dështuar dhe të marrë peng nga familjet Berisha-Meta.'- kështu ka deklaruar nga Elbasani sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla.

Balla tha se aq rëndë dhe të vetmuara janë këto dy familje sa edhe reagimin ndaj ish-kryetarit Nano, e bënë në vetë të parë Saliu dhe familja, bashkë Petrit Vasilin me SMS nga Presidenca.

Balla i cili ishte pranishëm në familjen e një qytetari, i cili i tha publikisht se është anëtar i PS-së që nga viti '92, shtoi se PS është e vendosur që të kenë vëmendjen vetëm tek njerëzit dhe tek i shërbimeve publike.

'Në zgjedhjet e 25 Prillit ne kemi vetëm Aleancën me njerëzit e thjeshtë e të zakonshëm, duke patur përballë një koalicion politikanësh që politikën e duan si mjet për interesat e tyre, jo për interesat e Shqipërisë.

Ne jemi të vendosur ta kemi vëmendjen vetëm tek njerëzit dhe tek përmirësimi i shërbimeve publike ndaj tyre. Duhet përkushtim për tu marrë me hallet dhe problemet e njerëzve dhe vëmëndja jonë janë vetëm ata.

E sic ka rifilluar po njëlloj ky vit politik me opozitën e marrë peng nga Berisha-Meta-Basha-Kryemadhi, të cilët po fillojnë të kërkojnë alibi për humbjen e radhës, shajnë e shpifin nga mëngjezi në darkë, përgjigja jonë do të jetë puna dhe përqëndrimi tek nevojat e njerëzve.

Fatos Nano hapi me të drejtë një temë debati me shumë vlerë në jetën aktuale politike. Shqipëria sot ka një opozitë të dështuar dhe të marrë peng nga familjet Berisha-Meta. Aq rëndë dhe të vetmuara janë këto dy familje sa edhe reagimin ndaj ish-kryetarit tonë Nano, e bënë në vetë të parë Saliu dhe familja, bashkë Petrit Vasilin me sms nga Presidenca.

Ne socialistë shqiptarë kemi misionin historik që Berishën-Metën-Bashën-Kryemadhin t’i mundim bindshëm më 25 Prill'- tha Balla.

Ish kryeministri Fatos Nano gjatë një interviste, teksa komentonte situatën politike dhe sjelljen e politikanëve theksoi se shqetësim për të është niveli i opozitës.

“E ndjek për të parë rendin e ditës, çfarë nismash të reja ka. Sepse ato të hynë do votohen. Por shqetësimi është niveli i opozitës sepse maxhoranca është e disiplinuar. Maxhoranca ka shumë individualitete brenda. Po flas dhe për ata që ikën dhe për këta që janë. Por për punimi i akteve i nismave që vijnë nga maxhoranca nëpërmjet komisioneve është shumë i kualifikuar, reagimi që ndeshet në atë sallë nuk ishte fare profesional. Ishte krimi, korrupsioni, droga dhe asgjë më përmbajtjen. Nga kjo pikëpamje dështimi më i madh në tre dekada e këtij vendi është paaftësia për të krijuar një opozitë të denjë”, u shpreh ai në emisionin “Opinion.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 05/02/2021 16:42

    Shume mire o balla qe e kane marre ata opoziten,,se duam qe te rrije ne pushtet ps edhe 100 vjet...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Çfarë është Jubileu, sa shpesh festohet, kuptimi fetar dhe viti 2033

Çfarë është Jubileu, sa shpesh festohet, kuptimi fetar dhe viti 2033