Fatos Nano pushime në Kefalonia
Biseda për krizën...e një titull nderi

Ish-kryeministri Fatos Nano, bashkë me bashkëshorten e tij Xhoana Nano kanë zgjedhur që pushimet këtë vit t'i kalojnë në ishullin grek të Kefalonia. “Një tjetër figurë e rëndësishme është këto ditë në Kefalonia. Ish-kryeministri shqiptar Fatos Nano ka zgjedhur ishullin tonë për pushimet e këtë verë”, -shkruajnë mediat greke.

Gjatë qëndrimit në këtë ishull Nano nuk ka lënë mënjanë edhe takimet me zyrtarë të lartë të këtij qyteti dhe njëkohësisht edhe miq të tij. Nano bashkë me bashkëshorten e tij kanë pasur një takim mjaft të veçantë në Bashkinë e  Kefalonia, me ftesë të nënkryetarit të kësaj Bashkie, Dionysis Lykoudi. Gjithashtu ai u prit edhe nga Zv/kryetari i turizmit Evangelos Kekato dhe Presidenti i DEYAK, Nikos Anousaki.

Temë e diskutimit midis tyre ishte sigurisht situata në të cilën Greqia ndodhet dhe zhvillimet ekonomike atje. Ish-kryeministri Nano sipas mediave greke është shprehur optimist duke thënë se do të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme për Greqinë. Nano ka treguar edhe solidaritetin e tij për këtë situatë e kohë kritike që po kalon Greqia duke theksuar se për të Kefalonia është shtëpia e tij e dytë.



Nënkryetari i bashkisë Lykoudis uroi që Nano të merrte përsëri detyrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Ndërsa Kekatos, duke ju referuar komunitetit të madh shqiptarë që jeton në Kefalonia, me profesorë e njerëz të ditur tha se po pregatiten të organizojë një forum biznesi Kefalonians-shqiptar, që synon forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve në fushën e biznesit, turizmit dhe në nivele të tjera ekonomike.



Pas takimit Nanos ju dha titull i nderit të komunës së nga Zëvendës Kryetari i Komunës për Turizmin. Gjithashtu çiftit Nano ju dhuruan edhe broshura për historinë, fenë dhe monumentet e ishullit të Kefalonias.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës