TIRANË - Ish-gardisti Fatos Skeja, i implikuar në ngjarjet e rënda të 21 Janarit dhe që ka qenë bodigard i djalit të ish-kryeministrit Berisha, ka paditur në Gjykatën e Tiranës, Gardën e Republikës dhe Ministrinë e Brendshme për lirimin e tij nga detyra. Padia është regjistruar disa ditë më parë dhe e gjykon Anila Capo -Zëre.
Gjithashtu Skeja ka kërkuar nga gjykata edhe marrjen e pagës për 24 muaj e ardhshëm pasi, sipas tij është bërë zgjidhja e menjëhershme e kontratës së punës dhe në mënyrë të njëanshme.
DETAJE PËR ÇËSHTJEN SKEJA
Gjykata e Shkallës së Parë
Nr. i Çështjes: 19173
Dt. e regjistrimit: 08.11.2013
Paditësit: Fatos Skeja
Të paditurit: Garda e Republikës së Shqipërisë, Tiranë, Ministria e Brendshme
Lloji i Çështjes: Padi të Tjera (Civile në përgjithësi)
Objekti: 1. Anullim i Urdhërit nr. 577 datë 18.10.2013 të Ministrit të Brendshëm. 2. Detyrimin e të paditurve që të më paguajnë pagën e 24 muajve për zgjidhje të menjëhershme e të pajustifikuar të kontratës së punës, për shkelje të procedurës, të afatit të njoftimit dhe për vjetërsi në punë.
Statusi i dosjes: Gjykim
Gjyqtari: Anila Capo - Zerë

(Në foto: Faksimile e padisë në Gjykatën e Tiranës)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com