Fatura e kripur e nxënësve përpara shkollës, prindërit: 150 mijë lekë shpenzime, kostot rriten

Fillimi i shkollës është sa një gëzim i pamatë për nxënësit, po aq dhe nje kosto shtesë për prindërit e tyre.  Ata gjenden të dyzuar midis dëshirës për të përgatitur sa më mirë fëmijën në ditën e parë të mësimit, dhe buxhetit për disa herë, të pakët familjar në dispozicion. Kur ka mbetur më pak se një ditë nga fillimi i shkollës, shpenzimet për prindërit sa vijnë dhe shtohen. 

Nga vëzhgimi Report TV mbi kosoton e një nxënësi që do të ulet të hënën në bankat e shkollësh,  rezulton se  prindërit e tyre duhet të kenë bërë gati të paktën një buxhet  mbi 150 mijë lekë për këto produkte, të cilat në tregun e lirë janë me këto çmime:

-Një çantë shkolle kushton mesatarisht 2000 lekë
-Librat shkollorë kanë koston mesatare të 7000 lekë
-40 fletore me 30 lekë copa kushtojnë 1200 lekë
-Për veshmbathjet shpenzohen rreth 4000 lekë

Ndërsa, artikujt e ndryshëm shkollorë, si vizore, kuleta mbështjellëse librash etj shkojnë në koston e 2000 lekë. Totali këtyre shpenzimeve për një nxënës shkon në shifrën e 162 mijë lekë të vjetra.

E ndërsa këto kosto do dalin nga xhepat e prindërve, këtë vit e vetmja ndihmë që vjen nga qeveria shqiptare, është ajo e dhënies së librave falas për nxënësit e arsimit fillor nga klasa e parë deri në të katërtën, ku përfitues janë rreth 190 mijë fëmijë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja