FATURA/ Kur Basha shpenzonte 3 mijë euro për të fjetur në resortin super luksoz të skive në Zvicër

FATURA/ Kur Basha shpenzonte 3 mijë euro për të fjetur në resortin super luksoz të skive në Zvicër

Lulzim Basha

Prej disa ditësh, opozita ka krijuar një kauzë të re, në faturën prej 700 euro të paguar nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për qëndrimin e saj dhe të stafit në një takim pune në Bruksel.

Sipas Partisë Demokratike, një faturë e tillë mjafton për të dëshmuar abuzimin e qeverisë me paratë e taksapaguesve shqiptarë, ndonëse ishte vetë Ministrja Gjonaj, që bëri publike faturat dhe shpjegoi me detaje mënyrën se si u shpenzua kjo shumë në këtë udhëtim të detyruar.

Megjithatë, nëse Ministrja Gjonaj shpenzon 700 euro për qëndrim në një vizitë pune, Lulzim Basha shpenzonte 5-fish më shumë, në kohën kur ai ishte ministër, për t’u relaksuar në një resort super luksoz skish në Zvicër me taksat e shqiptarëve.

“Lexo.al” ka siguruar faturën e paguar nga lideri i opozitës për qëndrimin e tij në destinacionin piktoresk të Klostersit, nga data 27 janar 2009, deri në 1 shkurt.

Kujtojmë që në këtë kohë, Lulzim Basha ishte ende ministër i Punëve të Jashtme, nën presion publik sepse marrëveshja skandaloze për shitjen e detit ishte rrëzuar vetëm prej pak javësh nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Resorti me pesë yje ofron dhomat, siç dëshmon edhe fatura, për një vlerë prej 695 frangash zvicerane nata, pothuajse 600 euro. Për katër ditë qëndrimi, Basha ka shpenzuar rreth 2 500 euro.

Fatura më pas është rrumbullakosur me pije, shërbim në dhomë dhe shërbime të tjera që ofrohen në këtë hotel prestigjioz. Në total, Basha ka shpenzuar plot 3 771 franga zvicerane, më shumë se 3 mijë euro nga parate e taksapaguesve shqiptarë.

Një ministër në Shqipëri paguhet rreth 1,7 milionë lekë të vjetra, më pak në vitin 2009, pra një faturë e tillë do të ishte e barazvlefshme me 2 muaj e gjysmë pagë, , por që në fakt janë paguar nga buxheti i shtetit.

“Lexo.al” ka siguruar edhe fotot e ambienteve të brendshme dhe të jashtme të hotelit “Piz Buin” të Klostersit, bashkangjitur në këtë galerinë e këtij artikulli.

Nuk është hera e parë që lideri i opozitës është akuzuar për fshehje të ardhurash apo abuzim me fondet publike, akuza për të cilën ai nuk është përgjigjur kurrë publikisht.

Aktualisht, Lulzim Basha është nën hetim nga Prokuroria Shqiptare, për aferën e lobimit rus, për një shumë prej 1 milionë dollarësh të padeklaruar, me prejardhje nga oligarkë rusë, të cilët ndihmuan “bujarisht”, e në dukje pa asnjë interes Partinë Demokratike duke paguar faturat e saj të lobimit në SHBA në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017./Lexo.al

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hamburg: 30/08/2019 13:55

    Ore ky e kupton që edhe europa Dhe Amerika janë kunder keti, apo po ben sikur nuk merr vesh ky

    Përgjigju
  • Perse nuk Reagohet fuqishem kunder Bandes Llapaqeneve pd lsi ?: 30/08/2019 10:10

    Te gjithe i dijn bemat e Miljonat e buxhetet e vjedhura nga PD-istet e Lsi-iiste , qe i kalonin Miljonat nga Buxheti Ministrive ne Kontot e tyre Private dhe miljonat harxhuar varavingo Botes ,por fajin e kan Socialistet ,qe nuk Flasin dhe nxjerrin cdo dite Skandalet ,dhe lidhjet E VEPRIMTARITE ANTISHQIPTARE TE BANDAVE PD-LSI ,prandaj dhee kta putana nderkombetare dhe prostituta Basha pellet cdo dite Kazanit te Medies. Le pastaj Media nuk ben asnji investigim te badave qe ropen Shqiperine ,sepse tashme dihet cfar Haleje jane .jane ortake me politiken ,kunder popullit shqipßtare . Ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu fara me e ndyre e njerezimit ,kafshe tinzare prandaj ju urrren Bota dhe ju shkerdhen faren kudo ,se jeni Pesti i Njerezimit .

    Përgjigju
  • edi: 30/08/2019 00:44

    Zorret po na i nxjerrin jashte keto kopuke qe thirren demokrate , Turp shifi shalet e ngjitura si bushter gati per aksion Lulushi ,Ka marre persiper qe te gjeje ato qe ai i ka bere vete para shume vitesh duke sjellur nje lloj shit democracy, qe Kllonimi qe bene me Komunisten Parti L.S.I -ne , ka qene ne mbeshtetje te ligjeve Nderkombetare nga RUSIA ,Por me shume demokratet e Slogan -Democracy flasin per Ameriken Europen Allishverishet i kane bere e bejne me RUSET ,qysh nga Saliu .Sot te habit Nipi i SULO-GRADECIT ,Ilir Meta Se preferon Gjermanine ,por menjanon Ameriken , Gjermania ,Franca dhe Italia jane keto ish fuqite e medha qe Shperbene Kombin Shqipetar , Duke e copetuar me mire shitur tek Jugosllavia e dikurshme , Lulushi eshte kapur me Kajmakun .Kajmaku beri tregeti me para fallco ne Greqi .LULUSHI MORI EURO TE VERTETA NGA PARATE E SHQIPETAREVE GJATE NDERTIMIT TE RRUGES QE AS E FILLOI .POPULLI LET TI BEJE KRAHASIMIN, Kajmaku parat fallso te tije ok, LULUSHI PARA TE VERTETA ME MILIONA 230 MILIONA EURO TE kOMBIT DHE POPULLIT I VOLLI DHE DOLI JO FAJTOR NGA GJYKATA E QEVERISE BERISHA ,SOT GJYKATA E NDERTUAR NGA BOTA PERENDIMORE SKA ASNJE TE KORRUPTUAR QE KISHTE NE QEVERINE BERISHA , DHE CESHTJA E RRUGES DHE SHITJA E DETIT E SHUME TE TJERA ,DO VIHEN SERISH NE ALTARIN E TE VERTETES DEMOCRACY SPAK Lulush

    Përgjigju
  • Ziniu: 30/08/2019 00:26

    Ky bash-qeni do varur nga llapa ,,jo nga koka ,,se nga koka i ben nder....

    Përgjigju
  • O tej: 29/08/2019 23:16

    Lulqeni ka fjet ne resort apo Lul ministre?

    Përgjigju
  • shaqja: 29/08/2019 19:09

    O cu kenaqem..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dënimi i Salianjit, avokati: Vendim politik, u dërgua në burgun e Fierit

Dënimi i Salianjit, avokati: Vendim politik, u dërgua në burgun e Fierit