Fatura për një javë pushime në Shqipëri në 2024, eksperti i Ekonomisë tregon koston për një familje me 4 persona! Deri në 750 mijë qiratë në Sarandë

Me ardhjen e stinës së verës gjëja e parë që qytetarët mendojnë janë pushimet dhe sa do të shpenzojnë për to.

Sipas statistikave, në 5 vitet e fundit shpenzimet për pushime në Shqipëri janë rritur me 43 për qind.

Por, sa do ti kushtojnë në 2024 një javë pushime në Shqipëri një familje me 4 persona ?

Këtë e ka shpjeguar eksperti i Ekonomisë Fatos Çoçoli, në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv, i cili duke bërë një krahasim me vitet e kaluara u shpreh se nëse në vitin 2019 një familje me 4 persona për një jave duhet që të paguante 67 mijë lekë, në 2024 kosotja totale e pushimeve i shkon 1 milionë lekë.

“Është rritur shumë fatura. E kemi pasur 67 mijë lekë për 4 veta për një javë në 2019 kur ndodhu dhe tërmeti, në 2020 u rrit pak dhe u arrit që me 700 mijë lekë të përballohej. Në 2021 u rriti prap sepse ne patëm shumë të ardhur. Në 2022 patën bumin e parave shkoj 850 mijë lekë mesatarja, jugu shumë më lartë, por duke futur Pogradecin që e ul dhe Shëngjinin, prap e lartë eshë pse e përballueshme. Tani jemi 1 milionë për 1 javë për 4 veta.  

Një rritje e çmimit sipas ekspertit shihet edhe tek banesat që jepen me qira në jug.

Çoçoli tha se këtë vit një hyrje me qira kushton rreth 660 mijë lekë, edhe pse sipas tij në disa qytete si Saranda kushtojnë edhe me shtrenjtë.

“Edhe qirat janë rritur në jug. Në 2019 ishte 350 mijë për një javë, 2020, ishte 370 mijë lekë, në 2021 ishte 420 mijë lekë, në 2022 ishte 520 mijë lekë, në 2023 ishte 580 mijë lekë dhe tani ka kushtuar 660 mijë, por harroje se e gjen edhe me kaq janë edhe më shtrenjtë janë nga 750 mijë në Sarandë”, tha ai.

Kjo rritje e çmimeve, për ekspertin e Ekonomisë, mund të sjell largim të turistëve. 

“Livadhi është bosh, pyeta një të njohur dhe më tha është bosh sepse atje i mbajnë nga 40 mijë lekë një çadër. Kemi rrezik që të largohen. Kosovarët me liberilizimin e vizave nuk i kemi më, 900 mijë kosovar që na mbushnin plazhet si kemi më. Orikumi është bosh”, tha ai.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • naumi: 09/07/2024 20:43

    C"I DONI KOSOVARET MOR TE BEKUAR,,NUK E KENI PARE SESI E QELBIN GOLEMON DHE DURRESIN...

    Përgjigju
  • Hallexhiu: 09/07/2024 17:43

    He mor Fatos Gogoli qe thoshje ka rritje ekonomike erdhe ne velvete se beje si ata brigadeiret e kohes enverit se ashtu e ke dhe prerjen sikur te ka djegur dielli neper fusha.Dale dale se ju e moret me qaf kete vend duke fryre cmimet dhe duke abuzuar me.popullsine!!Tani mbajeni e ta gezoni B.Q.

    Përgjigju
  • Analiza: 09/07/2024 17:10

    Kater Persona per shtate dite nuk duhet ti kalojne 600-700€ ndaj eshte normal nje skeme e tille pasi me cmime mesatare do kemi edhe 20 mil turist qe nga Austria Franca Suedia Norway etj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve