TIRANE- Anëtarja e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, Ermelinda Meksi në lidhje me pyetjen e gazetës sonë se cili është qëndrimi i saj për buxhetin e BSH ka nënvizuar se: “Pavarësia e BSH është e lidhur pazgjidhshmërisht me llogaridhënien dhe trasparencën dhe për këtë arsye që në seancën e votimit për anëtarët e Këshillit Mbikqyrës të BSH, në komisionin e Ekonomisë kam kërkuar/propozuar Kuvendit mbështetje për rishikimin e ligjit "Për Bankën e Shqipërisë".
Personalisht kam kërkuar që në amendimet që do t'i bëhen ligjit të parashikohet publikimi i minutave të mbledhjeve dhe/ose votës kundër me shpjegimet përkatëse në mënyrë që publiku të dijë qëndrimin dhe gjykimin e çdo anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të BSH. Në filozofinë time, Banka jonë Qëndore duhet të adoptojë praktikat më të mira të bankave qëndrore në vendet e BE e Rezervave Federale për të rritur në një shkallë më të lartë trasparencën dhe llogaridhënien e saj, çka do të përsoste eficencën dhe përgjegjshmërinë e Bankës së Shqipërisë si në aspektet e vendimmarrjes për politiken monetare, mbikëqyrjen bankare por edhe administrimit të shpenzimeve të saj.
Në kushtet aktuale, vendimet merren me shumicën e votave të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës dhe publikohen në buletinin zyrtar të vendimeve të BSH. Në respekt të ligjit e Kodit të Etikës nuk mund të shprehem për votën time personale për shkak se kjo do të binte ndesh me spektrin aktual ligjor/nënligjor por vazhdoj të insistoj në filozofinë time të përmirësimit ligjor në funksion të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së Këshillit Mbikëqyrës të BQSH".
(Shqiptarja.com)

LAJMET MË TË VLERËSUARA