Faturat/ Kur ish-ministrit të Punëve të Jashtme në qeverinë Berisha i paguheshin nga shteti 2191$ për hotel në SHBA

Faturat/ Kur ish-ministrit të Punëve të Jashtme në qeverinë Berisha i paguheshin nga shteti 2191$ për hotel në SHBA

Shpenzimet e përfaqësuesve të shteti Shqiptar në takimet e tyre të punës jashtë vendit janë një rutinë e ushtrimit të funksionit e cila është e pashmangshme dhe kostot që lidhen me të janë të paevitueshme. Kjo është normale ashtu si edhe debati lidhur me nivelin e tyre. Në thelb ky është një debat i shëndetshëm sepse mund te bëjë diferencën lidhur me menaxhimin e parave publike dje dhe sot.

Një faturë e dalë nga ministria e drejtësisë për shpenzime delegacioni (700 euro), ka bërë që PD të mësyjë në sulm ndaj ministres së drejtësisë duke e paraqitur si një abuzim marramendës. Aq dramatike paraqitet situata nga foltoret e PD sa publiku me të drejtë mund të perceptoje se në kohën kur qeveriste PD, këto shpenzime nuk bëheshin (edhe pse kjo do të thotë se nuk punohet me përfaqësimin e interesave te Shqipërisë tek shtetet e huaja).

Por për të mos humbur në të thella, mjafton të kërkosh një faturë të një ministri para 2013 për një krahasim të thjeshtë e për të hedhur dritë mbi faktet reale.

Pas faturës së Aldo Bumcit (ish ministër kulture) që ditën e djeshme që doli në media, ku për dy netë shteti paguante për të 1200 dollarë, një tjetër faturë e vitit 2006, del në dritë. Këtë herë bëhet fjalë për ish-ministrin e Jashtëm të qeverisë Berisha, Besnik Mustafaj, i cili siç duket nga fatura, për 3 netë hotel e shërbime plot shpenzon plot 2191 dollarë. Thënë ndryshe, hoteli për një natë ka kushtuar në atë kohë, 664 dollarë.

Dhe kjo shifër plot 13 vjet më parë, e kjo duhet theksuar pasi me kalimin e viteve çmimet e hoteleve rriten progresivisht.

Por, nuk mbaron me kaq. Një tjetër urdhër pagese i firmosur nga i ngarkuari me punë në atë kohë në SHBA, Kreshnik Collaku, tregon se si shteti shqiptar mbulon edhe biletën e avionit të bashkëshortes së ish ministrit Mustafaj madje edhe gjobën për ndërrim date (mund të mendohet edhe si kapricio e gruas por se vertetojmë dot).

Kostot e bashkëshortes për fluturimin janë 375 dollarë për të lëvizur nga ORLANDO në WASHINGTON.

Po në vitin 2006, Mustafaj siç shihet edhe në urdhër pagesën e mëposhtme, ka shpenzuar nga plot 1541 dollarë edhe për delegacionin në Majemi.

Pra, shifrat janë shifra e faktet fakte. PD që sot sulmon e di fort mirë se si shpenzimet e Gjonajt edhe të tjerat janë të domosdoshme dhe normale në takime të nivelit të lartë, por në mungesë të aftësisë për të trajtuar çështjeve reale politike, PD zgjedh si përherë beteja pa sens dhe është kapur sërish pas një fije kashte./Lexo.al/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • labi: 31/08/2019 00:35

    TE PAGUASH per malokun 600$ nata,,,po maloku ka fjetur mbi gjethe,,,,dhe ne koke per jastik ka vendosur trungun e pemes,,,as 5 dollar nuk paguhen per keta ,,qe mund ti quash pa frike fatkeqsia e kombit,,..//

    Përgjigju
  • Roza: 28/08/2019 18:50

    Mustafaj tipik politikan pa nivel politikani, mebnje aresim qe ska pike lidhje me politiken, mesoi Frenhjishten si profesion ndersa politikanet studiojne politike dhe mesojne Frengjishten, Anglisht, etj pa studiuar ne shkolle profesionale te gjuheve Te huaja.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 28/08/2019 13:30

    Viti 2006 dhe Diplomacia shqiptare me shkrim dore. Turp

    Përgjigju
    • korrupsioni: 28/08/2019 15:18

      I ngarkuari me financen nuk ka firmos , duket qe eshte vjedhje me bashkeppunim me te Ngarkuarin me pune , kto leke kane shkuar ne xhepat e gruas se ish ministrit te jashtem, I cili sot na can trapin duke dale per dite ne portalet TV . Prokuroria duhet te nise hetimet per veprimtarine financiare te kesaj ambasade se mund te gjej vjedhje galopante te buxhetit te shtetit…..

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja