Faturat/ Tre kurorat e familjes Ajazi prej dy vitesh marrin bonus qiraje secila, dy javë më parë tërhoqën edhe bonusin e dhjetorit
Pallati i shembur te Myslym Keta
Ditën e sotme mediat e djathta raportuan se një e moshuar me mbiemrin Ajazi që jetonte në pallatin Nr.4 që u shemb sot në rrugën “Mylsym Keta” nuk ka marrë asnjë mbështetje.
Por nga një verifikim o thjeshtë rezulton se e vërteta është krejt ndryshe. Të tre kurorat e familjes Ajazi prej më shumë se një viti e gjysmë vijojnë që të marrin bonus qiraje nga Bashkia e Tiranës që të jetonin në një banesë tjetër gjersa të marrin çelësat e banesës së tyre të re. Por ndonëse kanë marrë lekët, ata kanë rrezikuar çdo ditë jetën e tyre duke jetuar në pallatin e deklaruar nga Instituti i Ndërtimit në rrezik shembje.
Familja Ajazi ka aplikuar në programin e Rindërtimit. Verdi Ajazi që tashmë ka ndërruar jetë, Hafize Ajazi dhe Afrim Ajazi t kanë dalë fitues me VKB nr.58 datë 06.07.2022 në strukturën 2+1, dhe janë në pritje të hedhjes së shorteut për të përfituar banesën e re.
Aktualisht të tre kurorat trajtohen me bonus qiraje. Më konkretisht, nga faturat e Postës Shqiptare ata marrin bonuset, rezulton se bashkëshortja e Verdi Ajazit që ka ndërruar jetë merr bonus në shumën 18.000 lekë, sikurse dhe dy të tjerët Hafize Ajazi dhe Afrim Ajazi po ashtu marrin sedcili nga 18.000 lekë. Pagesën e fundit madje e kanë tërhequr nga Posta Shqiptare vetëm dy javë më parë, më 7 dhjetor 2022 dhe kanë firmosur.
Pra, sikurse del dhe nga dokumentet, tre kurorat në familjen Ajazi jo vetëm që do të marrin banesat e tyre të reja, por kanë vijuar të tërheqin çdo muaj nga 180 mijë lekë bonus qiraje nga shteti.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
40.7%
-
JO
49.3%
-
NUK E DI
9.9%
Vota total: 1873
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Nis puna për rikonstruksionin e rrugës ‘Njazi Meka’
23 Mars, 08:43
-
Tiranë/ Hidhet shorti i dytë publik te '5 Maji', 125 familje të tjera të prekura nga tërmeti marrin çelësat e shtëpive të reja
6 Mars, 18:25
-
PD e Berishës: Bashkia e Durrësit ndan fondet për rindërtimin në prag të zgjedhjeve, po manipulojnë votat
21 Shkurt, 15:55
-
Videomesazhi i javës, Veliaj flet për lëvizshmërinë në Tiranë: Ne nuk i ndajmë njerëzit në të ardhur e vendalinj
19 Shkurt, 14:01
-
Rama publikon pamjet: Disa nga pallatet e reja në Shijak të 127 familjeve që humbën strehën nga tërmeti
19 Shkurt, 11:45
-
Zaloshnja: Erion Veliaj qysh sot afër votave të parvjetshme të PS-së
18 Shkurt, 12:41
-
Këlliçi takim me banorët e Laprakës: Programi për Bashkinë e Tiranës do të ndërtohet duke dëgjuar njerëzit në terren
12 Shkurt, 10:45
-
Erdogan rindërtoi lagjen në Laç, banorët të gatshëm mirëpresin qytetarët turq: Kemi hapur shtëpinë dhe zemrën prej tërmetit tragjik
9 Shkurt, 11:45
-
Rindërtimi/ Rama ndan fotot: Puna për shndërrimin e lagjes së prekur nga tërmeti në Durrës vijon! Do strehohen 996 familje
7 Shkurt, 16:56
-
Mero Baze: Keqpërdoruesit e Ibrahim Rugovës në Tiranë
5 Shkurt, 19:59
-
Emërtimi i rrugës ‘Dëshmorët e 4 shkurtit’, PD akuzon Veliajn: E bën për qëllime elektorale! Copëton rrugën me një datë që nuk bashkon shqiptarët
5 Shkurt, 15:24
-
Sollën në Tiranë ekspozitën ‘Piccolo Mare’, Veliaj me profesorë të Akademisë së Arteve në Leçe: Arti dhe kultura, mënyra më e mirë për të bashkuar të rinjtë
3 Shkurt, 15:51
180 mije leke ne Tirane?
Përgjigju180 mije x 3 = 540 mije ne Tirane
Nese e kane marre bonusin e qirase per gjithe kete kohe dhe prape kane jetuar ne pallatin e demtuar,atehere shteti duhet te kerkoje kthimin e shumave qe jane marre,por nuk jane perdorur per qira.
Përgjigju