Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënimin me 4 vjet e 6 muaj burg për ish- kryebashkiakun e Dibrës, Shukri Xhelili. Ish- kryebashkiaku akuzohet për korrupsion pasiv.
Procesi gjyqësor nga Xhelili është zhvilluar me gjykim të shkurtuar e ndërsa bëhet e ditur se nëse ai shpallet fajtor, ish- kryetari i Bashkisë Dibër përfiton uljen me 1/3 e dënimit.
56- vjeçari akuzohet për veprën penale të "Korrupsionit pasiv" në formën e kërkimit të favoreve seksuale prej shtetases A.A, në këmbim të emërimit në një vend pune në strukturat e varësisë së Bashkisë Dibër.
Si provë kundër Shukri Xhelilit ishte një videoregjistrim ku e implikonte atë në aferën seksuale në këmbim të punësimit.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com