Tiranë- Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë kërkon 2 masa ndëshkimore ndaj kryeprokurorit të Sarandës, Kledian Llaho.
Gjatë inspektimit ILD ka konstatuar shkelje serioze, ku Llaho ka favorizuar edhe vjehrrin e tij.
Masa e parë e kërkuar ka qenë ulje e pagës me 40%, kurse masa e dytë që kërkohet pas shkeljes tjetër të konstatuar është ajo e largimit nga drejtimi i institucionit.
Gazetarja e Report TV informoi se bëhet fjalë për një procedim tjetër, i ndryshëm nga ai që ka pasur një javë më herët, ku magjistrati ishte në cilësinë e prokurorit.
“Në këtë procedim të dytë, të dorëzuar nga ILD në KLP më datë 30 dhjetor 2024, Llaho është në cilësinë e drejtuesit të Prokurorisë, për një tjetër shkelje disiplinore, që ka të bëjë me mospërmbushje, në cilësinë e drejtuesit, të detyrimeve të përcaktuara në ligj si dhe me shkelje të përsëritura të rregullave të sjelljes në marrëdhëniet me magjistratët e tjerë”, thuhet në një reagim zyrtar, por pa dhënë detaje për çështjen.
Gjithashtu SPAK e kishte pezulluar nga detyra më herët, pasi nuk zbatoi vendime për hetime të thelluara.
E paskeni keputur ne mes me keto masa qesharake. Largojini fare keto lloj kermash kur i konstatoni ne shkelje te tilla. Favorizimi vjehrit eshte shperdorim detyre dhe hyn tek veprat penale. Cfare turpi.
Përgjigju