Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për një punonjës policie dhe 3 punonjës të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Shkodër.
Efektivi Anton Ademaj me inspektorët D. Ll, J. H., dhe M. L., të gjithë të punësuar në Bashkinë e Vaut të Dejës, kanë favorizuar ndërtime pa leje që po zhvilloheshin nga disa persona në mënyrë të paligjshme.
Sakaq, hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
“Shkodër - AMP ekzekuton masat e sigurisë për një punonjës policie dhe 3 punonjës së IMT
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër - Lezhë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksioni të Përgjithshëm Shkodër, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar në nenin 234 të Kodit të Pr. Penale, për një punonjës policie dhe tre punonjës të IMT-së, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.
➡️ A.D., me detyrë N/Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Vau i Dejës.
➡️ D. LL., me detyrë Inspektor pranë IMT-së, Bashkia Vau i Dejës.
➡️ J.H., me detyrë Inspektore pranë IMT- së, Bashkia Vau i Dejës.
➡️ M.L., me detyrë Përgjegjës pranë IMT-së, Bashkia Vau i Dejës.
Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur nga veprimet hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas sigurimit të informacionit nga AMP se disa shtetas po ndërtonin në mënyrë të paligjshme duke u favorizuar nga punonjësit e policisë dhe IMT-së.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale”, thuhet në njoftimin e AMP.
Komente








Kjo eshte pune e mire qe te kapen keta qe bejne korrupsionin te paret dhe te denohen. Une Kam nje rast te pasurise te familjes time qe Kan futur nje gjygj te falsifikuar ne dosje te pasurise, te cilin e Kam te vertetuar ne zyren kriminalistike qe eshte I fallsifikuar dhe ATP nuk e heq nga dosja , megjithese Kam bere dhe gjygj per kete!!!! Prokurori me thot qe nuk mund ti denojme fallsifikatoret!!!!
Përgjigju