FAZ për dialogun Beograd-Prishtinë:
Një hendek i ngushtë, por i thellë
"Një hendek i ngushtë, por i thellë" e titullon Michael Martens, artikullin e botuar në numrin e së hënës (08.04.2013) të gazetës gjermane "Frankfurt Allgemeine Zeitung".
Autori citon me këtë titull, të ngarkuarën e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Catherinë Ashton, e cila duhet t'i ketë quajtur si të tilla diferencat mes Beogradit dhe Prishtinës, pas 12 orësh bisedimesh midis kryeministrit serb Ivica Daçiç dhe kryeminstrit të Kosovës, Thashim Thaçi. Por, Ashton ka shtuar se ky ka qenë takimi i fundit serbo-shqiptar i ndërmjetësuar nga BE-ja.
Në fundjavë dukej se Beogradi ishte duke përgatitur popullsinë e vet për dështimin e bisedimeve, kur kryeministri Daçiç pati thënë se pranimi i kushteve të Brukselit do të ishte "kapitullim".
Edhe presidenti Tomislav Nikolic tregoi qëndrimin e tij mohues: "Ajo që ofron Brukseli nuk ishte ofertë, por ultimatum", tha Nikoliç para gazetarëve në Beograd. Planet e BE-së duhet të përmirësohen.
Për çfarë bëhet fjalë në bisedime dhe për çfarë spekullojnë mediat serbe dhe kosovare mbi temat e diskutueshme, ishte temë e "Bisedimeve ballkanike" në Akademinë Evangjeliste të Tutzing-ut, ku fondacioni gjerman Friedrich Ebert fton një herë në vit politikanët dhe diplomatët nga Evropa Juglindore.
Sivjet u bë e qartë se optimizmi i përhapur në fillim të procesit të dialogut, ishte ca si shumë i madh.
Bisedimet rëndohen edhe më shumë kur mendon se Thaçi dhe Daçiq e kanë të vështirë të venë në jetë në vendet e tyre një kompromis që mund të arrijnë vetë. Të dy palët kujdesen për një zgjidhje të qëndrueshme dhe që t'u ruajë fytyrën. Thaçi është shumë i rënduar në politikën e brendshme.
Ai ka pas qafe udhëheqësin e opozitës Albin Kurti dhe lëvizjen e tij "Vetëvendosje", e cila gëzon aktualisht 20 përqind të votave në Kosovë dhe është duke u forcuar vazhdimisht. Arsyeja e vetme që kufizon rritjen edhe më të madhe të popullaritetit për Kurtin është refuzimi që i bëjnë "Vetëvendosjes", Shtetet e Bashkuara.
Kurti nuk pritet nga Uashingtoni dhe shmanget nga diplomatët amerikanë në Prishtinë. Arsyeja e vetme e refuzimit amerikan thotë Martens, është se Kurti flet hapur për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Sa më shumë, që zgjat izolimi i Kosovës, aq më interesante duket kjo zgjidhje për shumë shqiptarë të Kosovës. Nëse dera e BE-së mbetet e mbyllur, atëherë një pasaportë shqiptare mund të kthehet për shumë shqiptarë të Kosovës në portën drejt botës.", nënvizon "Frankfurter Allgemeine Zeitung".
Marrë nga Deutsche Welle
(ad.ti/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
36.5%
-
Jo
53.5%
-
Nuk e di
10%
Vota total: 5905
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve
29 Korrik, 23:01
-
Detaje të reja/ Do shpërthente tragetin konkurrent ‘Finikas Lines’ të linjës Sarandë - Korfuz, SMS-ja 'Welcome to Greece” i mori jetën biznesmenit Nelaj
29 Korrik, 22:58
-
Kafe, cigare dhe limonadë - liberalë e konservatorë 100 vjet më parë!
29 Korrik, 22:48
-
Grupi rus Wagner pëson humbje të mëdha në Sahel të Afrikës
29 Korrik, 22:34
-
Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës
29 Korrik, 22:26
-
Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë
29 Korrik, 22:11
-
Olimpiket 2024/ Luiza Gega dhe Franko Burraj nisen drejt Parisit! Atletja: Synoj më të mirën, gara do të jetë më e fortë
29 Korrik, 21:50
-
Të shtëna me armë në një park në New York, vriten 2 gra dhe plagosen 5 të tjerë
29 Korrik, 21:48
-
Trafikoi qindra njerëz drejt Britanisë, dënohet me 10 vite burg 24- vjeçari shqiptar! Bashkëpunëtor i rrjetit iranian
29 Korrik, 21:13
-
Vendet perëndimore u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen nga Libani
29 Korrik, 21:08
-
Mero Baze: Kongresi përballë socialistëve indiferentë dhe demokratëve si tifozë të zjarrtë të tij
29 Korrik, 21:05
-
Merr fund ëndrra e boksieres nga Kosova, Donjeta Sadikut për medalje në Paris 2024
29 Korrik, 20:57