TIRANE- Programi i ricertifikimit tashmë do të vazhdojë në fazën e dytë. Qëndra Kombëtare për Edukimin në Vazhdim do të ndjek procesin për mjekët, stomatologët dhe farmacistët. Në udhëzuesin “Mbi programin e ricertifikimit, për profesionet e Shëndetësisë”, përcaktohet se të gjithë mjekët, stomatologët dhe farmacistët, e rinj duhet të regjistrohen në programin e ricertifikimit.

“Profesionistët duhet të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme të edukimit në vazhdim, të zgjedhura nga ata vetë, nisur nga nevojat e tyre personale dhe institucionale dhe në përmbushje të kritereve të kërkuara në programin e ricertifikimit, si dhe në varësi të aktiviteteve të ofruara gjatë një viti ose gjatë një cikli brenda ose/dhe jashtë vendit.