Faza përgatitore, Partizani fiton
miqësoren e fundit në Turqi

Faza përgatitore, Partizani fiton<br />miqësoren e fundit në Turqi
Partizani fiton edhe miqësoren e 3-të në Antalya ku mposhti me rezultatin tenistik 6-2 skuadrën e 21 vjeçarëve të Qabalas duke shfaqur një lojë bindëse. Pas suksesit 2-1 ndaj ekipit të parë të Qabalas disa ditë më parë, të kuqtë zhvilluan një tjetër test miqësor këtë herë ndaj talenteve të reja të skuadrës azere.

Trajneri Starova e nisi ndeshjen me disa ndryshime në formacion duke ulur në stol sulmuesit e momentit ganezin Ekuban i cili është i skualfikuar për shkak kartonësh dhe nuk do të luajë në ndeshjen e parë të fazës së tretë ndaj Luftëtarit në Gjirokastër.

Ndaj 21-vjeçarëve të Qabalas u aktivizua për herë të parë si titullar me Partizanin, malazezi Marko Cetkovic i afruar sëfundmi te të Kuqtë ndërsa që nga fillimi e nisën sfidën edhe Realdo Fili dhe Mentor Mazrekaj. I pari mund të zëvendësojë Ekuban-in në ndeshjen ndaj Luftëtarit ndërsa Mazrekaj ishte padiskutim lojtari më i mirë në fushë për skuadrën kryeqytetase në këtë miqësore pasi jo vetëm shënoi 2 gola por ishte frymëzuesi e pothuajse cdo aksioni sulmues të Kuqëve duke shfaqur një formë shumë të kënaqshme.

Partizanit iu deshën më pak se 2 minuta për të zhbllokuar shifrat. Ishte qëndërmbrojtësi Gëzim Krasiniqi ai që i dha epërsinë Partizanit , duke shfrytëzuar një top të mbetur në zonë pas një harkimi të Fejzullahit nga këndi. Në të 5-tën Partizani dyfishoi shifrat falë një supergoli të Mazrekajt. Në minutën e 9-t Idriz Batha e stampoi topin në traversë nëpërmjet një goditjeje standarte. Partizani nuk i frenoi sulmet drejt portës së 21-vjecarëve të Qabalas dhe në të 23-tën Mazrekaj shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për të Kuqtë.

Megjithatë Partizani nuk ishte aq i sigurtë në mbrojtje dhe 2 minuta më pas Rolan shkurtoi shifrat duke realizuar golin e parë të skuadrës azere. Festivali i golave me finalizimin e Atëndës në të 28-tën për ekipin e Starovës dhe Elvit për Qabalan, 11 minuta më pas. Në të 41-tën pas shumë përpjekjesh gjeti më në fund rrugën e rrjetës edhe Realdo Fili i cili shtyu drejt portës një top të kthyer nga portieri pas goditjes së Bathës. 

Me shifrat 5-2 përfundoi pjesa e parë ndërsa fraksioni i dytë nisi me dy ndryshime në formacionin e Partizanit, Atanda dhe Ramadani u larguan nga fusha për ti bërë vend në Ibrahimit dhe Trashit. Në të 59-tën ishte rradha e Boniface dhe portierit të ri Dajsinani për të hyrë në fushë. Pas shumë e shumë rastesh të krijuara Partizani shënoi edhe golin e 6-t në minutën e 88-të me sulmuesin e talentuar Jaupaj. Ky i fundit i aktivizuar nga stoli realizoi një tjetër gol të bukur që fiksoi shifrat përfundimtare të këtij takimi në 6-2.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në