Faza play-off/ Mourinho jashtë Champions League, Lille i bën gjëmën Fenerbahces! Eliminohen Rangers dhe PAOK, Xhixha deçiziv

Faza play-off/ Mourinho jashtë Champions League, Lille i bën gjëmën Fenerbahces! Eliminohen Rangers dhe PAOK, Xhixha deçiziv

Dëshpërimi i Jose Mourinho

Champions League zhvilloi dje ndeshjet gjysmëfinale për kualifikimin në grupet e sezonit që vjen. Ra në sy eliminimi i Fenerbahces së Jose Mourinhos, me Lille që kalon në play-off dhe gjen Slavian e Pragës për një biletë në grupe.

Në Stamboll, Fenerbahce fitoi 1-0 në kohën e rregullt, por fitorja 2-1 e Lille në ndeshjen e parë e dërgoi sfidën në shtesa. Golit të Dzekos në (90+1) iu përgjigj David për miqtë në minutën e 116-të, duke nxjerrë turqit jashtë loje.

Në ndeshjet e tjera, Twente dhe Salzburg barazuan 3-3, por ishin austriakët që kaluan më tej, kjo edhe falë fitores në ndeshjen e parë. Jashtë dolën APOEL, PAOK, Ferencvaros, Ludogorets apo edhe Rangers.

Ndërkohë që Redon Xhixha me golin e tij ishte deçiziv për Qarabag, me azerët që fituan 2-7 pas shtesës me hungarezët e Ferencvaros. Më tej kalojnë edhe Sparta dhe Slavia e Pragës.

Ndeshjet e para të fazës play-off luhen më 20 dhe 21 gusht.

Rezultatet

Ndeshjet play-off

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Belind Këlliçi, i papunë, nuk kursehet me pushimet luksoze pas humbjes në Tiranë

FOTOT/ Belind Këlliçi, i papunë, nuk kursehet me pushimet luksoze pas humbjes në Tiranë