Fazlliç mashtroi 2 bankat, gënjeu
dhe kompanie e ndërtimit “Vega”

Fazlliç mashtroi 2 bankat, gënjeu<br />dhe kompanie e ndërtimit “Vega”
Në Shqipëri, dy kompanitë e Fazlliçit dhe Lazareviçit, “Croën Acquisitions” dhe “Alpha Shpk”,nuk kanë paguar dy kredi bankare dhe kanë dështuar të paguajnë kompaninë ndërtuese “Vega Shpk” për punën e saj si kontraktore në terminalin e tyre të gazit dhe naftës në “Porto Romano”.

Ndërmjet viteve 2006 dhe 2010, Fazlliç kishte blerë 20 hektarë tokë pranë parkut ekzistues energjetik të Porto Romanos në Durrës.

Vlera e tokës u rrit pasi ish- Kryeministri Sali Berisha, një mik i ngushtë i Fazlliçit, mori një vendim kryeministror për të zgjeruar kufijtë e parkut për të përfshirë edhe pronat e reja të mikut të tij, duke i hapur rrugën zhvillimit të saj.

Më vonë, pronësia e tokës u kalua tek një firmë jashtë vendit, pasi “Croën Acquisitions” dhe “Alpha Shpk” u shitën te firma e regjistruar në Qipro “Altaria Research Limited”, kompania kryesore e “Rudnap Grup” të Lazareviçit.

Fazlliç, që ka mbetur drejtor i të dy kompanive shqiptare, ka pranuar se ai i kontrollon 50% të aksioneve në të dy kompanitë shqiptare – “Crown Acquisitions” dhe “Alpha Shpk”. Fazlliç ka thënë që ai dhe Lazareviç tashmë kanë investuar 30 milionë euro në projektin për terminalin e naftës dhe gazit por u duhen edhe 40 milionë për ta përfunduar atë.

Sidoqoftë, siç tregojnë dokumentet nga gjykata këto plane duket sikur po fundosen, pasi tashmë dy banka shqiptare i kanë sekuestruar 15 nga 20 hektarët nëpërmjet padive gjyqësore për shkak të kredive të papaguara.

Një bankë e nivelit të dytë është tani në proces të shitjes së tetë hektarëve për të mbledhur borxhin e papaguar të kredisë prej 3.5 milionë eurove nga Croën Acquisitions dhe Alpha Shpk. Ndërkohë një bankë tjetër, ka hapur gjithashtu një ankand publik për 7 hektarët që ishin përdorur si kolateral për një kredi prej 840,000 eurove për Croën Acquisition.

Në të njëjtën kohë, firma e ndërtimit Vega Shpk, e cila ka kryer nivelimin e terrenit në tokën e blerë nga Fazlliç dhe Lazareviç, ka paditur me sukses Alpha Shpk për 933,000 euro dhe ka kërkuar leje nga gjykata për të shitur të njëjtit tetë hektarë aktualisht të vendosur në ankand nga një bankë e nivelit të dytë.


fazllic

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet