SHBA- Grupi Khorosan mund të godasë shumë shpejt Shtetet e Bashkuara. Këtë nuk e thonë luftëtarët e ISIS, por James Corney, drejtori i Byrosë Federale të Hetimit. Ai paralajmëroi se 12 luftëtarë amerikanë nuk kanë ndërmend të ndalen deri sa të vijnë në shtëpi. Corney e krahason Khorasan, një metastazë të sofistikuar të Al Kaedës, e cila është e vendosur për shkatërrim dhe besohet të jenë duke punuar për një sulm kundër Amerikës dhe aleatëve.
 
“Khorasan ka punuar dhe mendoj se mund të jetë duke organizuar një sulm për të goditur Shtetet e Bashkuara apo aleatët tanë. Unë nuk mund t’ju them tani nëse plani i tyre është të sulmojnë tani, pas tre muajsh apo 3 vitesh. Por duke patur parasysh hetimet tona, ne e dimë se ata janë shumë seriozë në arritjen e synimit të tyre për të shkatërruar”, tha Corney.
 
 Megjithatë, Corney siguroi publikun se SHBA nuk është aq e ndjeshme siç ishte në sulmet e 11 shtatorit, pasi tashmë kanë rritur masat e sigurisë duke shtuar se sistemet amerikane janë më të mirat, duke bërë që të shfuqizojnë çdo kërcënim të mundshëm.
 
Duke folur për CBS në emisionin “60 minutes”, ai konfirmoi se ka një duzinë qytetarësh amerikanë që luftojnë përkrah grupeve ekstremiste dhe qeveria është në dijeni se kush janë ata.
 
“Në fund të fundit, një qytetar amerikan, nëse ka pasaportën amerikane do të kthehet dhe ne do t’i gjurmojmë me kujdes. Këta janë njerëz të cilët kanë menduar ta sjellin terrorizmin në një shkallë globale”.
 
Grupi terrorist Khorasan është i përbërë nga anëtarë të Al Kaedës të cilët dyshohet të kenë grumbulluar bomba dhe rekrutuar perëndimorët për të kryer sulme kundër Europës dhe SHBA-ve.
 
Ndërkaq, militantët e Shtetit Islamik  janë afruar shumë afër kufirit më Turqinë dhe ka shumë mundësi të vënë nën kontroll edhe qytetin Kobane. Një flamur i shtetit islam është parë duke fluturuar mbi një ndërtesë në lindje të Kobanes, pasi ISIS kishte vënë nën kontroll Mistenur, kodrën strategjike të qytetit. Administrata e Obamës filloi sulmet ajrore kundër Khorasan dhe grupeve të tjera militante në Siri dhe Irak, në dy muajt e fundit.
 
Ndërkaq, militantët ekstremistë kanë rrethuar qytetin për gati tre javë duke bërë që më shumë se 160 mijë sirianë, kryesisht kurdë, të ikin përtej kufirit. Shteti islam, i njohur gjithashtu si ISIS, ka vrarë mijëra ushtarë irakenë, si dhe u kanë prerë kokën 4 perëndimorëve, të shoqëruara këto me video me anë të cilave kanë kërcënuar drejtpërdrejt SHBA-në dhe aleatët e saj.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)