FBI: Ish-Presidenti Trump u godit vërtet nga plumbi

FBI: Ish-Presidenti Trump u godit vërtet nga plumbi

Donald Trump

FBI-ja deklaroi se ish-Presidenti Donald Trump u godit në vesh nga një plumb gjatë atentatit ndaj tij më 13 korrik, duke i dhënë kështu qartësi ngjarjes, pas gati dy javësh konfuzioni dhe kundërthëniesh.

Në deklaratën e qarkulluar mbrëmjen e së premtes, FBI-ja tha se “ajo çfarë goditi ish Presidentin Trump në vesh ishte një plumb, qoftë i plotë apo i fragmentuar në pjesë më të vogla, që u shkrep nga arma e të dyshuarit të vdekur”.

Deklarata u bë dy ditë pasi drejtori i FBI-së, Christopher Wray tha gjatë një seance dëgjimore në Kongres se nuk ishte e qartë nëse plagët e ish-Presidentit Trump u shkaktuan nga plumbi apo copëza të tjera.

Më herët gjatë ditës së premte, ish-mjeku në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të ish-Presidentit Trump, kundërshtoi deklaratën e drejtorit të FBI-së.

Fakti se një plumb e plagosi ish-Presidentin Trump në vesh dhe se ai i shpëtoi vdekjes me një distancë me centimetër, është shndërruar në një element kryesor për fushatën e tij elektorale.

Ronny Jackson, ish-mjeku në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të ish-Presidentit Trump, deklaroi se: “Nuk ekziston asnjë provë se u godit nga ndonjë gjë tjetër përveç një plumbi”, shkruajti zoti Jackson, një aleat i ngushtë i ish-Presidentit Trump. “Drejtori i FBI-së Wray gabohet dhe është e papërshtatshme që të sugjerohet ndonjë gjë tjetër”.

Të enjten, ish-Presidenti Trump iu drejtua medias së tij sociale për ta kritikuar drejtorin e FBI-së.

“Ishte fatkeqësi që një plumbi e goditi veshin tim, dhe e goditi fort. Nuk pati xham, nuk pati copëza”, shkruajti ish-Presidenti Trump, duke shtuar se: “Nuk është çudi që FBI-ja dikur e lavdishme, ka humbur besimin e Amerikës!”.

Edhe zëdhënësi i fushatës elektorale të ish-Presidentit Trump i tha agjencisë së lajmeve Reuters se çdo variant tjetër se ish-presidenti mund të ishte goditur nga diçka tjetër, ishte nënprodukt i teorive të konspiracionit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë