FBI-ja zotohet se do të lëvizë çdo gur në rastin e sulmit ndaj Trumpit

FBI-ja zotohet se do të lëvizë çdo gur në rastin e sulmit ndaj Trumpit

Shefi i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) Christopher Wray

Shefi i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) Christopher Wray, ka thënë para një paneli të Kongresit amerikan se agjencia nuk do të lë “asnjë gur pa lëvizur”, për të kuptuar se si kanë dështuar zyrtarët për të ndalur sulmin ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, njëherësh kandidat i republikanëve për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Wray ka dëshmuar para Komitetit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve për t’iu përgjigjur pyetjeve për të shtënat dhe rreth hetimeve të FBI-së për sulmuesin e dyshuar, 20-vjeçarin, Thomas Crooks, i cili është afruar aq afër Trumpit më 13 korrik, në një tubim fushate në Pensilvani, dhe ka arritur ta plagosë në vesh.

“E kam thënë disa herë që jemi duke jetuar në një mjedis me kërcënim në rritje. Është tragjike që atentati është një tjetër shembull”, ka thënë Wray.

“Ne nuk do të lëmë asnjë gur pa lëvizur. Sulmuesi mund të jetë vrarë, mirëpo hetimet e FBI-së janë duke vazhduar”.

Përveç plagës së Trumpit, një pjesëmarrës në tubim është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur.

Crooks është vrarë prej zyrtarëve për zbatim të ligjit. Motivi i sulmit nuk dihet ende.

Kimberly Cheatle ka dhënë dorëheqje të martën nga pozita e shefes së Shërbimit Sekret, pas thirrjeve në rritje për t’u larguar nga ajo pozitë, për shkak të dështimit për të parandaluar sulmin.

Wray pritet të ofrojë më shumë hollësi për incidentin, ndonëse në seancë janë vërejtur pakënaqësi edhe para nisjes së takimit.

Kjo pasi Wray ka kohë që përballet me kritika të republikanëve të linjës së ashpër, të cilët janë të zemëruar për arrestimin e mbështetësve të Trumpit, të cilët kanë hyrë në ndërtesën e Kongresit amerikan më 6 janar 2021, teksa Kongresi ka qenë duke certifikuar fitoren e presidentit aktual, Joe Biden, në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.REL

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, kanosi dhe i kërkoi 200 mijë € ish-deputetit Vladimir Kosta, arrestohet 24 vjeçari

Tiranë, kanosi dhe i kërkoi 200 mijë € ish-deputetit Vladimir Kosta, arrestohet 24 vjeçari