Një 24-vjeçar nga Tirana është vendosur në pranga pasi akuzohet se në periudha të ndryshme kohore ka kanosur një 60-vjeçar për dhënie pasurie, me pretendimin se ky i fundit i ka dëmtuar atij banesën.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë arrestuan shtetasin S. T., 24 vjeç, për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal, informoi sot policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy mjete të mprehta (kaçavida), të cilat iu gjetën të riut gjatë kontrollit fizik.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Materialet i kaluan Prokurorisë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)