Federico Valverde po përjeton një nga momentet më të mira të karrierës së tij. Kapiten i Real Madridit dhe Uruguait, gjithçka po shkon në mënyrë perfekte për të në vitin 2026. Gruaja e tij, Mina Bonino, është shtatzënë me fëmijën e tyre të tretë dhe në fushë futbollisti po përjeton një formë shumë të mirë.

Valverde njihet si një futbollist me gjuajtje shumë të fuqishme, sidomos nga distanca, ku ka shënuar shpesh gola spektakolarë. Mesfushori i Real Madrid tregoi se fuqia e gjuajtjes së tij dikur i shkaktoi një dëmtim ish-portierit të ekipit të të rinjve të klubit, Luca Zidane, djalit të trajnerit të asaj kohe, Zinedine Zidane.

“Kam lënduar disa portierë. I kam lënduar shpatullën Luca Zidane. Doja të vdisja sepse mendoja se do të më përjashtonin nga Real Madridi për lëndimin e djalit të Zidane", tha ai për podkastin 'Terapia Picante'.

"Disa portierë kanë marrë lëndime nga goditjet e mia, kryesisht në shpatull. Kam këmbë shumë të holla, kështu që as nuk e di nga vjen gjithë ajo fuqi", tha Valverde. Uruguaiani 27-vjeçar iu bashkua Real Madrid nga Penarol në vitin 2016 për 5 milionë euro.

Ndërkohë, Luca Zidane, produkt i akademisë të të rinjve të Real Madridit, luajti për klubin deri në tetor 2020. Portieri 27-vjeçar, i cili përfaqëson Algjerinë aktualisht luan për Granadan.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 31 Mars, 11:25

    A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?