'Federata botërore e mahnitur me organizimin në Tiranë', presidenti i peshëngritjes: Prisja 9 medalje, fatkeqësi dëmtimi i Caljas

Kampionati i 100 europian i peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë që prej 28 majit ka lënë përshtypje tejet pozitive te drejtuesit e federatës botërore, si për ambientet ku janë akomoduar dhe stërvitur sportistët ashtu edhe për mikëpritjen që u është bërë.

“Do thoja vetëm një shprehje që përdori sekretari i përgjithshëm i federatës botërore i cili se ‘tani nuk është Lozana kryeqyteti i peshëngritjes në botë, por është Tirana’,”-u shpreh Elez Gjozaj, president i peshëngritjes.

Organizimi i europianit të peshëngritjes në Shqipëri ka sjellë me qindra të huaj në vendin tonë, duke e ndihmuar edhe në aspektin e turistëve.

“Janë afërsisht 600 sportistë dhe 150 zyrtarë. Pra federata e peshëngritjes i solli Shqipërisë rreth 750 turistë,”-tha Elez Gjozaj, president i peshëngritjes.

Kombëtarja kuqezi deri më tani ka marrë 4 medalje, 3 prej tyre të arta, por presidenti i federatës së peshëngritjes thotë se nuk është i kënaqur pavarësisht triumfit historik të Evangjeli Velit dhe Erkand Qerimajt.

“Jo nuk jemi brenda objektivave të jem realist. Para aktivitetit kam deklaruar në media që Shqipëria do marrë rreth 9 medalje. Kisha llogaritur Evangjeli Velin në zonën e medaljeve, por nuk e dija se do ishin të arta. Më vjen shumë keq për Brikenin, një sportistët shumë të madh. Ishte fatkeqësi edhe për federatën,”-deklaroi Elez Gjozaj, president i peshëngritjes.

Gjozaj u shpreh se peshëngritja do vijojë për shumë vite t’i sjellë medalje Shqipërisë për shkak të brezave të rinj të talentuar.

“Nuk do lemë Shqipërinë pa medalje në çdo vit. Briken Calja, Qerimaj, Veli, Danieli do zëvendësohet nga çunat që janë 13, 14, 15, 16 dhe 17-vjeçar. Federata ka krijuar një grup të jashtëzakonshëm, pasi për grupmoshat e tyre janë kampionë Europe dhe bote,”-tha Elez Gjozaj, president i peshëngritjes.

Ndryshimi i ligjit për shpërblimet është një arsye që palestrat sportive janë të mbushur me të rinj sipas Gjozës, ndërsa theksoi se problemi më i madh për momentin është mungesa e mjekëve sportivë dhe fizioterapistëve.

 

Ne.k./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën