Federata e Futbollit e Bregut te Fildishte (FIF) eshte e surprizuar nga vendimi i marre te premten nga Didier Drogba, kapiten i ekipit perfaqesues, i cili i ka dhene fund karrieres nderkombetare.
"Federata u informua nga nje televizion i huaj për vendimin e sulmuesit Didier Drogba, kapiten i ekipit perfaqesues, i cili i ka dhene fund karrieres nderkombetare", theksohet ne nje njoftim zyrtar. "Ne e kemi pritur te surprizuar kete vendim, te nje lojtari te rendesishem si Didier Drogba per ekipin perfaqesues".

Sulmuesi Drogba beri te ditur largimin e tij te premten ne Infosport. Ai luajti ne moshen 36-vjeçare ne Brazil kompeticionin e tij te fundit me Bregun e Fildishte. Kapiten dhe shenuesi me i mire ne historine e perfaqesueses me 66 gola ne 106 seleksione, ai ka marre pjese ne tre faza finale te Kupes se botes, ne 2006, 2010 e 2014 pa shkuar ne te 8-tat e finaleve. /ATSH/