TIRANE - Automjetet që kryejnë tasportin e qyetarëve nga një qytet në tjetrin, nuk duhet të hyjnë brënda në qytet. Sipas rregullit aty ku fillon linja urbane e një qyteti ka përfunduar aktiviteti i linjave të tjera.

Por ky rregull në Tiranë dhe në shumë qyetete të tjera të vendit nuk zbatohet, ndonëse kjo gjë është e përcaktuar me ligj. Zija Hasanaj Kryetari i Federatës së Sindikatave të Pavaruara të Punonjësve të Transportit të Shqipërisë thotë së “Linjat që vijnë nga qytetet quhen linja interurbane.

Këto linja nuk duhet të hyjnë në qytet, sepse aty ku fillon linja ubane e qyteti do të thotë që ka mbaruar aktiviteti i linjave të tjera, por sot kjo punë nuk bëhet. Linjat interurbane janë të shpërndara në të gjithë Tiranën” thotë Hasanaj.

Shpërndarja e linjave interurbane në të gjithë qytetin e Tiranës bën që ky qytet të bllokohet nga trafiku. “Linjat e transportit për qytetet e jugut janë te Drejtoria e Shërbimit të mjeteve. Linja e qytetit të Elbasani pas piramidës.

Ndërsa linja e veriut një pjesë janë të Stacioni i Trenit një pjesë janë pranë maternitetit “Koço Gliozheni”. Ne kemi propozuar që ata të shkojnë në dy, tre pika. Që mos të ketë bllokim të trafikut dhe të këtë një lirshmëri në transport” thotë Zija Hasanaj.

Sipas ligjit “Për transportin rrugor” “Transporti ndërqytetës, si transport i rregullt është shërbimi që plotëson nevojat e lëvizjes së popullsisë nga: bashkitë qendër të rretheve të ndryshme brenda një qarku dhe bashkisë jo qendër rrethi, me bashki qendër të një rrethi tjetër brenda një qarku.

Stacionet fundore hekurudhore, detare, aeroporte, liqenore dhe pikat kufitare tokësore me qytete të rretheve të ndryshme. Ky lloj transporti kryhet nga persona juridikë të organizuar në shoqëri transporti e të pajisur me licencë” thuhet në ligj.

Kryetari i Federatës së Punonjësve të Trasnportit të Shqipërisë shprehet se ka shumë mjete furgon që lëvizin nga një qytet në tjetrin dhe nuk janë të pajisura me licensë taksi për trasportin e udhëtarëve.

“Ka edhe shumë mjete furgona që punojnë pa asnjë lloj license, futen në gjithë qytetin dhe e bllokojnë gjithë trafikun. Edhe linjat ndërqytetar p.sh linjat e komunave dhe qyteve rreth Tiranës edhe ato duhet të shkojne deri të vija kufizuese ku kalon linja urbane e qytetit.

Ku fillon shërbimi urban, mjete e tjera të trasportit publik duhet të ndalohen të gjitha. Kjo është e përcaktuar edhe me ligj” shprehet Hasanaj. Më tej ai shton se dispozita ligjore është por mungon zbatimi i tij “Ligji ekzison, por zbatimi i tyre mungon” përfundon Hasanaj.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)