Federata Italiane e Futbollit elozhe
për mbrojtësin kuqezi, Elseid Hysaj

Federata Italiane e Futbollit elozhe<br />për mbrojtësin kuqezi, Elseid Hysaj
Mbrojtësi kuqezi Elseid Hysaj që luan për Napolin nuk ka frikë nga askush dhe prej asgjëje. Ai është 21-vjeç dhe kur luan të jep përshtypjen e një lojtari veteran, që di tashmë të gjithë të fshehurat e profesionit.
 
Këto dy fjali, i’a ka dedikuar Federata Italiane e Futbollit lojtarit, që Xhani De Biasi po e vendos gjithnjë e më shumë në qendër të projektit kuqezi, me meritë duhet theksuar.
 
Në faqen Facebook të Federatës Italiane të Futbollit vlerësohet forca dhe karakteri lojtarit dhe kësaj force i vishet historia mbi të cilën është rritur djaloshi 21 vjeçar nga Shqipëria.
 
Një histori e rrëfyer vetë nga Hysaj pak kohë me parë. “Im atë ka udhëtuar drejt Italisë me një gomone.
 
E ka bërë tre herë lundrimin përmes Adriatikut, 2 herë ka zgjedhur ta bëjë pasi e merrte malli për familjen e tij. Falë tij jam sot këtu.
 
Njeriu forcohet gjithnjë e më shumë kur përballet me vdekjen, kur ti kalon një det gjigand me një gomone të vogël me kapacitet prej 10 vetë, ndërsa sipër janë 30 persona.
 
 Jo të gjithë  ja dolën të mbijetojnë, prandaj unë skam frikë nga asgjë e askush”, ka thënë Hysaj duke folur për jetën e tij. atsh


d,b/shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Përshtatën garazhin për prodhim narkotikësh, në pranga 3 të rinj! Sekuestrohen doza kanabisi, 1 armë zjarri dhe 2 radio marrëse-dhënëse

Lezhë/ Përshtatën garazhin për prodhim narkotikësh, në pranga 3 të rinj! Sekuestrohen doza kanabisi, 1 armë zjarri dhe 2 radio marrëse-dhënëse