Federatat Sportive peticion drejtuar Ramës për hapjen e basteve sportive: Po humbet buxheti i shtetit, cenohen investimet në sport

“Për 25 ferederata është 700 milionë lekë, nga 1 miliardë e 700 milionë. Kjo është e pafalshme,”-u shpreh Fidel Ylli, president i KOKSH.

Ulja drastike e fondit për sportin në vitin 2022 detyroi komitetin olimpik kombëtar shqiptar të mbante sot një takim me përfaqësues të qeverisë ku prezentë ishin edhe të gjithë federatat sportive që e përbëjnë atë.

“Në skemi një sallë ku të stërvitet ekipi kombëtar. Skemi gara ndërkombëtare nëqoftëse nuk arrin ti realizosh me xhepat e tu. Është e tmerrshme. Kemi qenë më mirë në kohën e Enver Hoxhës,"-deklaroi Rozana Gjergji, zv/presidente e Shahut.

“Nëqoftëse do vazhdojmë me këtë situatë që është sot mos të shpresojmë një medalje olimpike, europiane apo botërore,"-tha Briken Calja, peshëngritës.

Në këto kushte të pranishmit nënshkruan një peticion, duke i kërkuar qeverisë legalizimin e basteve sportive, me qëllim që një pjesë e të ardhurave të shkojnë për sportin.

“Janë milionë euro që luhen sot live. E dinë të gjithë. E di kryeministri, e dinë deputetët dhe si mbyllin dot. Atëherë? Duhet ti formalizojmë në kompani të mëdha globale, që ato të ardhura ti shkojnë rinisë, ti shkojnë sportistëve, ti shkojnë këtyre kampionëve,”-deklaroi Fidel Ylli, president i KOKSH-it.

 

(Kliko ketu per te lexuar dokumentin e plote)

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral