Felaj dorëzon në Kuvend pr/buxhetin e vitit 2015
TIRANË, 3 Nëntor/ATSH/- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj dorëzoi mëngjesin e së hënës në Kuvend projektbuxhetin e vitit 2015. Në një deklaratë për shtyp, Felaj tha se qeveria dhe Parlamenti bashkëveprojnë me institucionet dhe grupet e interesit për të vendosur se si do të përdoren me sa më shumë efektivitet të […]
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj dorëzoi mëngjesin e së hënës në Kuvend projektbuxhetin e vitit 2015. Në një deklaratë për shtyp, Felaj tha se qeveria dhe Parlamenti bashkëveprojnë me institucionet dhe grupet e interesit për të vendosur se si do të përdoren me sa më shumë efektivitet të ardhurat e mbledhura gjatë këtij viti, në 2015-ën.
Ministrja Felaj bëri të ditur se sektorët kryesorë që do të mbështeten nga qeveria janë arsimi, shëndetësia dhe infrastruktura.
Miratimi i buxhetit 2015 brenda sesionit të vjeshtës, sqaroi ministrja Felaj, do të bëjë të mundur që të bëhet aktiv që në fillim të muajit janar.
"Qeveria i jep mundësi Parlamentit nëpërmjet dëgjesave publike të marrë vendime me qëllim përmirësimin e projektit", tha ajo. Ministrja Felaj njoftoi se në ditët në vijim do të prezantohet në Konferencën e Kryetarëve buxheti dhe paketa fiskale nga ministri i Financave për të shqyrtuar më pas në komisionet Parlamentare
Pak ditë më parë, ministri i Financave Shkëlqim Cani prezantoi disa nga objektivat e buxhetit të vitit 2015, duke renditur si kryesor mbështetjen e zhvillimit dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike.
Në 2015-ën qeveria synon të mbledhë 43 miliardë lekë të ardhura më shumë vitin e ardhshëm. Sipas Canit, të ardhurat totale rriten nga 367.9 miliardë lekë këtë vit në 410.9 miliardë lekë vitin e ardhshëm. Në krahun e shpenzimeve, sipas Canit, shpenzimet totale shkojnë në 469.9 miliardë lekë nga 456.4 miliardë që janë këtë vit. Përveç detyrimit për të ulur borxhin, qeveria parashikon një rritje ekonomike prej 3.3 për qind vitin e ardhshëm. Ndërsa borxhi publik pritet të ulet në 71.7 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
ATSH
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.4%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 9698
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Dorëhiqet prokurori Jack Smith, hetoi presidentin Trump për dokumentet sekrete dhe përpjekjen e përmbysjeve të zgjedhjeve në 2020
11 Janar, 22:55
-
VIDEO/ Superkupa 'deh' Milanin, Cagliari e ndal 1-1 në 'San Siro'! Alen Sherri në stol
11 Janar, 22:48
-
Flakët në Los Anxhelos, aktorja Jennifer Garner: Kam humbur një mik nga zjarri
11 Janar, 22:45
-
Stuhi e fuqishme dimërore në jug e lindje të SHBA
11 Janar, 22:37
-
E konfirmon Conte, Kvaratskhelia ka kërkuar të largohet nga Napoli këtë janar
11 Janar, 22:36
-
Manchester City shënon 8 gola në FA Cup, Guardiola konfirmon largimin e kapitenit! Chelsea fiton me 'shuplakë'
11 Janar, 22:29
-
Berat/ Aksident në qendër të qytetit, makina përplaset me shtyllën, drejtuesi braktis mjetin dhe largohet nga vendngjarja
11 Janar, 22:28
-
Pogradec/ Plagoset me thikë 23-vjeçari, po qethej në berbehane, sulmua në kokë dhe krah! Pas mjekimit bën kallëzimin në polici, efektivët në ndjekje të autorit (EMRAT)
11 Janar, 22:11
-
Ministria e Mbrojtjes: Nesër priten reshje intensive shiu dhe dëbore, ja qarqet më të rrezikuara
11 Janar, 22:03
-
FOTO/ Gjimshiti dhjetë qepje në kokë, Atalanta tregon gjendjen e kapitenit të Kombëtares
11 Janar, 21:59
-
Fier/ Sherr me thika në lagjen '8 Shkurti', plagoset në këmbë 16-vjeçari
11 Janar, 21:56
-
Aksident pranë Kishës së Laçit, Porsche bie nga lartësia 70 metra! Lëndohet rëndë çifti dhe dërgohen te Trauma (EMRAT+VIDEO)
11 Janar, 21:49