Felaj: Kandidatët për deputet detyrim certifikatë nga Autoriteti i Dosjeve! Ish-spiunët e Sigurimit s’do kenë më mbrojtje! Dudushi: Nismë jo e sinqertë

TIRANË- Hapja e dosjeve të së kaluarës ka qenë e sotmja në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv. Në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj, nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj tha se më anë të propozimit, socialistët synojnë që të zhdukin mburojën e certifikatave Bezhani- Mezini, por të lejojë Autoritetin e Dosjeve që të verifikojë bazën e informacioneve që ka për të bërë transparencë se kush ka qenë ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

“Ne kemi pasur debat nëse do vlenin certifikatat e dhëna nga Komisionet Bezhani- Mezini, dokumente të prodhuara mbi bazën e të dhënave që ekzistonin në atë kohë dhe shërbenin për të vërtetuar cilësinë morale të kandidatëve që merrnin pjesë në zgjedhje dhe fushata elektorate, kush e kishte marrë një certifikatë, nuk ishte nevoja që institucionet t’i kërkonte një konfirmim. Certifikatat ishin një lloj mburoje që nuk lejonte Autoritetin të verifikonte bazën informacioneve, këtë barrierë ne e hoqëm. Nuk është ky ligji që do ndalojë këto figura për t’u zgjedhur. Autoriteti mund të shoh dokumentet dhe të bëjë transparencë, kush ka qenë ish bashkëpunëtor, nuk ka më një mburojë apo certifikatë garancie që e mbron dhe nuk e nxjerr përballë autoritetit”, tha Felaj.

Felaj ka sqaruar me detaje edhe propozimin për paketën e despiunizimit, ku synohet që të largohen nga politika të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Ajo tha se nëse më parë një deputet e kishte në të drejtën e tij të zgjidhje ose të të merrte një certifikatë nga autoriteti i dosjeve që vërtetonte pastërtinë e figurës së tij e që nuk kishte lidhje me komunizmit, tashmë kjo do jetë një detyrim. Kjo, sipas Felajt, do të sillte pastrimin e politikës nga këto figura.

“Ne kemi paralajmëruar që do kishim një paketë despiunizimi, ky është ndryshimi i parë, një tjetër që kemi propozuar, po ai lidhet me komisionin  reformës zgjedhore me ligjin që garanton integritetin e të zgjedhurve apo të emëruarve në institucione të rëndësishme. E rëndësishme të kemi një konsensus përtej mazhorancës, atëherë me ligj mund të ndalonim kandidimin e ish bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

Ligj që lidhet me të drejtën për t’u zgjedhur. Ishte në diskrecionin e çdo kandidati që ta merrte konfirmimin pranë autoritetit për t’i provuar publikut se nuk ka pasur rekorde që e lidhin me komunizmin.  Jo të gjithë deputetët i drejtoheshin Autoritetit”, tha Felaj.

Për të konfirmuar argumentin e saj, Felaj solli një deklaratë të një prej anëtarëve të Autoritetit, të cilët kanë thënë se kanë pasur raste kur një person që kishte marrë një certifikatë pastërtie nga komisionet Bezhani- Mezini, por pas verifikimit të Autoritetit, rezultati kishte dalë i ndryshëm.

“Ne duhet të vendosim vetëm për pjesën e të zgjedhurve se kush kishte certifikatë, nuk i drejtohet Autoritetit. Pyetjes nëse një person që kishte certifikatë pastërtie, nëse mund t’i drejtohet Autoritetit, ju përgjigj që na ka ndodhur dhe rezultati ka qenë i ndryshim,. Që komisioni i parë i ka nxjerrë të pastër, ndërkohë që nga verifikimet ka dalë e kundërta. Vjen në një kohë të duhur, shenje e emancipimin politik, brenda radhëve të PS dhe PD që janë pro qëndrimit. Drafti do jetë shumë shpejt në seancë dhe do votohet në parlament. Autoriteti ka raportuar përgjatë 7 viteve për problemet e ndryshme dhe janë reflektuar”, tha ajo.

Mirëpo, në ndryshim nga Felaj, gazetari dhe analisti Alban Dudushi, e cilësoi këtë nismë si jo të sinqertë nga ana e mazhorancës, duke thënë se kjo është një “armë” që po përdor për të sulmuar kundërshtarin politik.

“Mazhoranca mund të jetë në të drejtën e vet për të luajtur politikisht dhe për të shantazhuar, por për këtë të fundit nuk kemi, unë e shoh si një moment që mazhoranca po diskretiton kundërshtarin politik, s’është morale. 32 vend ku është luajtur me dosje është bërë gjithçka e mundur për të përbaltur kundërshtarin, duhet të merrnin fund, dhe prandaj dyshoj te sinqeriteti i mazhoranca se ka pasur mëkatet e veta dhe prandaj ka refuzuar deri më tani. Më shqetëson se mazhoranca do e mbaj vetëm të përfaqësimi politik. Janë 4 pushtete që ndikojnë në opinionin publik”, tha Dudushi.  

Në fund u ndal dhe të Reforma territorale, ku tha se nuk do të votonte asnjë propozim nga PD-ja që nuk përmirëson shërbimin e qytetarëve, por janë për llogari elektorale.

 “Nuk ka negociata më jep të të jap, ne kemi bërë të qartë nëse nuk propozohen ndryshime që përmirësojnë shërbimin e qytetarëve, po me llogari elektorale, nuk jemi të gatshëm të votojmë pro tyre”, përfundoi Felaj në Report Tv.

B.K./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TE BURGOSURIT POLITIK: 26/09/2022 19:53

    Heret u kujtuat!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë