Mazhoranca nuk është e interesuar që presidenti i ri i vendit të jetë një figurë e identifikuar me një parti politike. E ftuar në Report Tv në emisionin, ‘Sot Live në Shqipëri’, deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj tha se mazhoranca kërkon që presidenti të përfaqësojë unitetin e vendit dhe mos të identifikohet qartësisht me Partinë Socailiste apo me ndonjë një parti tjetër, por të jetë një figurë e respektuar. Ideale për Felaj, do të ishte zgjedhje e një presidenti të gjithë pranuar dhe konsensual. Ajo pohoi se mazhoranca po punon me të gjitha grupet parlamentare në Kuvend për të gjetur një emër konsesnual,
‘Së pari kur diskutojmë për çështjen e presidentin do të ftoja këdo që të shohë kushtetutën. Ai përfaqëson unitetin e kombit dhe duhet të ketë cilësi të tilla që ta bëjnë të pranueshëm në masë të gjerë. Mazhoranca nuk është e interesuar që të gjejë një president politik, ose një president që të ripërsërisë të njëjtin shembull që ne pamë këto 5 vitet e fundit. Presidenti do të propozohet nga 20 deputetë të Kuvendit të Republikës. PS është e interesuar që me të gjitha grupet politike që përfaqësohen në parlament të gjejë një gjuhë të përbashkët për të shkuar drejt një presidenti sa më konsensual. Ideja është mos të jetë një person politik, i cili të identifikohet qartësisht me Partinë Socialiste apo me një parti tjetër. Ky proces të zhvillohet me kujdes, idealja do të ishte të shkonim drejt një presidenti konsensual. E rëndësishme është që të sigurojmë figurë, që të jetë një figurë e respektuar dhe nuk do të mbajë anë, por do të përfaqësojë shtetin shqiptar. Propozimi duhet të ketë mbështetjen e 20 deputetëve. Nëse do kuptoni se ku shkon ideja ime për presidentin e Republikës, është për dikë që sapo i përmend emrin ngjalla respekt, por njihet për faktin se është një figurë e respektuar. Po punojmë për këtë lloj konsensusi me grupet parlamentare.’- tha Felaj.
Duke u ndalur tek zhvillimet brenda Partisë Socialiste, Felaj tha se sot në mbledhjen e asamblesë pritet që të miratohet rendi i punës për Kongresin që do të mbahet 9 prill. Felaj tha se kryetarët e degëve të cilët do të shkarkohen mund të rikandidojnë sërish.
‘Është një mbledhje formale, ku do të miratohet rendi i punës së kongresit që do të mbahet të me 9 prill. Nuk ka një shkarkim, i 61 kryetarëve të degëve, por është ndërprerja, pasi nuk kemi arsye që ti penalizojmë, ndërprerja ishte e nevojshme për tu përshtatur me ndryshimet që janë parashikuar në statut. Ky lloj riorganizimi bëhet për faktin se jemi në mandatin e tretë dhe kërkohet një qasje tjetër sesi organizohet PS. Rikthehet sekretariati organizativ, dixhitalizimi do të zëri një vend të veçantë po ashtu. Kryetarët e degëve do të vijojnë të jenë në detyrë deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj, procesi vijon në datën 1 maj deri në 15 qershor, ato edhe mund të rikandidojnë. Ndryshimi më i rëndësishëm i referohet sekretarit ekzekutiv.’- tha Felaj.
Nji ndër ftyrat më të nyta të prapavijës së politikës. BURRI NGA POLIC E BONI PROKUROR E ASKUSH NUK IA PËRMEN. KSHU SI E KAN NIS KTO NË RAST SE SHOFIN NAI ONDËRR MUND TA EMËROJE ENE SI PRESIDENT BURRIN.
PërgjigjuGjeni nje president por nga ara qe kur te vije puna te firmosin psh dekretin e caktimit te burrit te kesaj ne gjyqtar. Meqe per prokuror e emeroi vete.
PërgjigjuJu zonja felaj e meritoni ate post.
Përgjigju