Felix Baumgartner ka realizuar hedhjen nga stratosfera nga një lartësi afro 39.068 metra, pak më shumë nga ajo që ishte planifikuar.

Felix ka arritur që të zbresë nga stratosfera për 10 minuta, ndryshe nga sa ishte llogaritur më parë nga grupi i punës. 43-vjeçari zbriti në shkretëtirën e Meksikos duke mos u lëkundur aspak nga hedhja nga stratosfera.

Baumgartner ka thyer barrierën e zërit duke hyrë në histori si personi i parë që realizon një gjë të tillë. Baumgartner, i cili për këtë hedhje është përgatitur për pesë vite, është bërë njeriu i parë që me hedhje të lirë thyen barrierën e zërit.

Austriaku theu rekordin edhe për fluturimin më të lartë me parashutë dhe për hedhjen më të gjatë të lirë.


Para hedhjes me parashutë Felix-it i janë dashur disa minuta që të përgatitet psikologjikisht në dyert e kabinës s anijes kozmike.


Ishte planifikuar që hedhja të zhvillohej nga lartësia prej 36.580 metrash, mirëpo anjia kozmike me kapsulën ku po qëndronte Baumgartner e kaloi atë lartësi, kështu që hedhja u bë nga 39.068 metra.

(d.b/shqiptarja.com)