Në ditën e katërt të Lojërave Olimpike që po zhvillohen në Londër ka spikatur notari amerikan Majkëll Felps, fillimisht peshkaqeni Felps ka humbur mundësinë të fitojë në garën e 200 metrave stil flutur për të vendosur një rekord si notari i parë që arrinë të fitojë tre herë radhazi të njëjtën disiplinë në tre edicione të Lojërave Olimpike, pasi më parë amerikani e kishte fituar një medalje të tillë në Athinë dhe në Pekin. Në këtë garë Felps u rendit i dyti pas afrikano jugorit Le Klos. Por me garën e fituar në stilin e lirë 4x200 metra Felps ka arritur numrin 19 të medaljeve të arta fituara në karrierë.

Me këtë rezultat Felps ka kaluar edhe gjimnasten ruse Marisa Latinina me 18 medalje ari.
Një tjetër garë mjaft me interes ka qënë edhe ajo 200 metra stil i lirë për femra e cila është fituar nga notarja amerikane Shmit, ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë ka përfunduar francezja Muffat dhe australiania Barrat.

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në Lojërat Olimpike Londër 2012, federata e Badmintonit ka akuzuar për tolerime tetë lojtarë të lojës dyshe për femra. Lëshimet kanë qënë mjaft të dukshme, saqë edhe publiku ka kuptuar gjithcka duke mos u pajtuar dhe vërshëllyer lojën . Protagonistet e ngjarjes e kanë bërë një veprim të tillë për të manipuluar renditjen përfundimtare në mënyrë që në ndeshjet e turit të dytë të përballeshin me kundërshtarë më të lehtë. Për këtë ngjarje katër ciftet, përkatësisht dy nga Korea e Jugut, nga Kina dhe nga Indonezia rrezikojnë të penalizohen rëndë nga federata e Badmintondit.

(d.b/shqiptarja.com)