Ekipi Olimpi i SHBA është rikthyer fuqishëm në Londër pas dominimit të ditëve të para nga Kina. Pas fitimit të dy medaljeve të arta nga Tyler Clary dhe Rebeccka Soni në garën e 200 metrave stil bretkosë, ka qënë radha e Majkëll Felps për të fituar medaljen e 20 olimpike në karrierë.
Amerikani ka fituar në garën e 200 metrave stil i përzier duke mposhtur kundërshtarin kryesor, i cili ishte patrioti i tij Rayan Lochte. Në vendin e tretë ka përfunduar notari nga Hungaria Cezh që fitoi medaljen e bronztë. Amerikani Majkëll Felps deri tani ka mundur që të fitojë tre medalje në Lojërat Olimpike në Londër, dy nga të cilat ari dhe një të argjendë.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com