Fëmija autik me shenja dhune në trup, drejtoresha e qendrës në Berat: Të zbardhet e vërteta

Fëmija autik me shenja dhune në trup, drejtoresha e qendrës në Berat: Të zbardhet e vërteta

Alba Shulla

Pas dëshmisë ekskluzive të babait të 12 vjeçarit autik të dhunuar në qendrën shtetërore të rehabilitimit në Berat “Jam si Ju”, vjen një tjetër reagim nga drejtoresha e kësaj qendre, Alba Shulla. Ajo vazhdon të mbrojë tezën se fëmija ka qënë i dhunshëm, ndërsa shprehet se është e hapur për hetime.

Ditën e sotme në median vizive dhe elektronike është bërë publik një denoncim për dhunë fizike ndaj një prej përfituesve të qendrës tonë “Unë jam si ju”. Në statusin e drejtueses së këtij institucioni kam përgjegjësinë për të sqaruar dhe informuar opinionin publik se stafi i qendrës tonë punon çdo ditë me përgjegjshmëri për të garantuar cilësinë dhe respektimin e standardeve të shërbimeve, dhuna në çfarëdolloj forme është e patolerueshme dhe episode dhune pranë qendrës tonë nuk ka pasur kurrë. 
Lidhur me denoncimin e babait të përfituesit për dhunë fizike, ju informoj se fëmija ka qenë përfitues i shërbimeve për disa muaj në Qendrën jo publike Ditore për PAK “Lira”. Në këtë qendër fëmija merrte shërbime terapeutike ditore dhe pjesën tjetër të ditës përkujdesi për të vijonte në mjedisin familjar. Me kalimin e viteve gjendja e tij shëndetësore dhe psikike është rënduar, fëmija A.B po tregonte gjithnjë e më tepër shenja agresiviteti ndaj vetes dhe familjarëve. Për shkak të sjelljes agresive prindërit e kanë pasur të pamundur përkujdesin ndaj fëmijës në familje dhe kanë vendosur që fëmija të marrë shërbimet në qendrën tonë, ku ofrohen shërbime rezidenciale (me fjetje).
Edhe pas vendosjes në qendrën tonë, gjendja shëndetësore dhe psikike e tij (sikurse tregohet nga raporti i vlerësimit në dosjen e përfituesit) ka mbetur e njëjtë. Fëmija ka paraqitur të njëjtat simptoma agresiviteti (acarohet, godet veten). Këto fakte, përveçse tregohen qartazi në dosjen e përfituesit dhe formatet e mbikqyrjes të mbajtura nga stafi) mund të konfirmohen edhe nga prindërit e përfituesve të tjerë. Ne si staf jemi të hapur për të bashkëpunuar dhe ia lëmë në dorë organeve kompetente zbardhjen e të vërtetës, megjithatë kam përgjegjësinë dhe detyrimin moral të informoj opinionin mbi rastin dhe të theksoj se dhunë në institucion nuk ka ndodhur në asnjë moment.

Drejtoresha e qendrës 'Jam si Ju', Alba Shulla

                         

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë

Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë