“Fëmija do më bëjë një njeri më të mirë”, Veliaj flet për djalin që do vijë në jetë

“Fëmija do më bëjë një njeri më të mirë”, Veliaj flet për djalin që do vijë në jetë

Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa

Në një lidhje telefonike për emisionin radiofonik ‘Sokol Balla Live’ përveç çështjes së teatrit, kryebashkiaku Veliaj ka folur se si po e përjeton faktin që do të bëhet baba.

Sot kur po vija në punë, po sigurohesha që tek Sheshi Willson po bëheshin disa rregullime për uljen e trotuarit dhe po thoja me vete, karroca kalon këtu? Kam filluar të vë re shumë gjëra të vogla që ndoshta i vini re vetëm ata që kishin fëmijë. Kështu që si Erion besoj se fëmija do më bëj një njeri më të mirë.

Erion Veliaj

Gjithashtu pranon se fakti se do të bëhet me fëmijë e ka transformuar, pavarësisht se edhe më parë ka qenë i ndjeshëm ndaj fëmijëve. E teksa është pyetur për emrin e djalit ai shprehet:

S'kemi emër akoma por sigurisht që tani më ka transformuar. Kam qenë shumë i vëmendshëm por tani jam bërë edhe më i vëmendshëm.

Erion Veliaj

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ami: 27/06/2018 05:24

    Ardhte me kembe te mbare dhe urrite me nen e bab dhe me jete te gjate zoti e bekofte

    Përgjigju
  • Latif: 26/06/2018 21:24

    Ti po i njejti legen do ngelesh ska lidhje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

114 mijë dosje në pritje të gjykimit, KLGJ me strategji për uljen e ‘backlog’: Ndryshime ligjorë, më shumë ndihmës ligjore! Qeveria: Gati të japim paratë

114 mijë dosje në pritje të gjykimit, KLGJ me strategji për uljen e ‘backlog’: Ndryshime ligjorë, më shumë ndihmës ligjore! Qeveria: Gati të japim paratë