‘Fëmijët bërtisnin, çfarë i bëre mamit’/ Fqinjët rrëfejnë vrasjen në Ballsh: Autori mori fëmijët në krah dhe iku

REPORT TV sjell dëshmitë e fqinjëve të Gazment Mustës në Ballsh, i cili vrau gruan dhe kunatën pas sherrit në familje. Njëra nga fqinjet rrëfen se pas ngjarjes Gazmenti mori dy fëmijët e mitur dhe u largua nga apartamenti. Banorja e pallatit ku jetonte çifti thotë se fëmijët ishin të tronditur, ndërsa pyesnin të atin ‘çfarë i bëre mamit?!’.

“Ishin familje e rregullt, nuk kemi dëgjuar asgjë për ata, ishin shumë të rregullt, dilnin bashkë. Unë nuk kam qenë këtu, por dje pasdite dola dhe ai kishte marrë fëmijët njërin në krah dhe vajzën për dore. Fëmijët bërtisnin, çfarë i bërë mamit. Ne nuk i njohim nga afër, nuk hyjmë dhe dalim, por dukeshin sikur shkonin mirë. Nuk kishim dëgjuar konflikte të mëparshme. Nuk e dimë si i kishte marrëdhëniet me prindërit e gruas as ku i dërgoi fëmijët” tha ajo.

Një tjetër fqinj u shpreh se çifti më parë kishte jetuar në Greqi. “Gazmenti ishte djalë i mirë. Unë jam vetë në emigracion prej 25 vitesh dhe nuk e di si shkonin, por nuk kanë pasur konflikte. Ai ka qenë më parë në Greqi me familjen dhe më pas është kthyer. Kanë dy fëmijë” tha ai.

Disa prej banorëve të tjerë të pallatit thonë se fëmijët kanë qenë në banesë në momentin kur Musta vrau gruan dhe kunatën, ndërsa pas ngjarjes është arrestuar në momentin që doli bashkë me fëmijët nga banesa. Gazment Musta vrau gruan Gentiana Caushaj 31-vjeçe dhe kunatën Merisa Caushaj 18-vjeçe pas sherrit, pasi nuk e lejoi që të shkonte te prindërit e saj (lexo këtu lajmin dhe dëshminë).

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen